Bota Postuar më 7 Prill 2023, 10:46

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Të dyja kontratat pritet të publikojnë fitime javore prej rreth 6%

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Të dyja kontratat pritet

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, por në mbyllje të ditës pritet të publikojë fitime për të tretën javë me radhë, pas vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin edhe me 1.16 milionë fuçi në ditë. Në anën tjetër, shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale po ushtrojnë presion mbi çmimet.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 85 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat janë rritur me rreth 6% gjatë kësaj jave, dhe arsyeja kryesore ishte vendimi i Organizatës të Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, që ndryshe njihen si OPEC+, për të ulur më tej kuotat e prodhimit.

Referuar të dhënave të tjera, numri i puseve aktive në SHBA ra për të dytën jave me radhë, në totalin e 590 puseve. Kujdesi në tregje është i lartë, për shkak të shenjave për ngadalësimin e ekonomisë, ndërsa volumi tregtar pritet të jetë i ulët sepse Wall Street do të qëndrojë pushim.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat