Desktop - General - 1
Desktop - General - 4
Shqipëria Postuar më 7 Prill 2023, 14:35

Rritja e çmimit i energjisë për prodhuesit - ERE pezullon vendimin pas kërkesës së shoqatës: Të shprehet Ministria e Energjisë

Nga SCAN TV
Rritja e çmimit i energjisë për prodhuesit - ERE pezullon

Shoqata Shqiptare e Energjive të Rinovueshme ka kërkuar që rritja e çmimit me të cilin qeveria blen energjinë nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike, të aplikohet që nga janari i vitit 2023, duke kundërshtuar vendimin për aplikimin e tij nga mesi i muajit shkurt.

Kërkesa i është drejtuar Entit Rregullator të Energjisë, që më herët përcaktoi afatet bazuar në vendimin e qeverisë të miratuar po në shkurt, ndonëse premtimi për rritjen e çmimit u bë në fund të muajit dhjetor. Ndërkaq, në mbledhjen e fundit ERE pezulloi vendimin, ndërsa ka kërkuar qëndrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për këtë çështje.

Sipas vendimit të miratuar në datën 16 shkurt, çmimit me të cilin qeveria blen energjinë nga prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike, do të jetë 10 lekë/kwh, nga 8.5 lekë/kwh që ishte përcaktuar më herët për vitin 2023.

Ndërkohë që, më herët përfaqësues të Shoqatës Shqiptare e Energjive të Rinovueshme deklaruan se në 6 muajt e vitit të kaluar, shtetit shqiptar i është dhënë 300 mln euro energji, nga këto burime energjetike.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat