Shqipëria Postuar më 7 Prill 2023, 14:33

Tregjet financiare, në fokus pastrimi i parave - AMF miraton strategjinë 2023-2027, transparencë e integritet

Nga SCAN TV
Tregjet financiare, në fokus pastrimi i parave - AMF miraton

Rreziku i Pastrimi të parave do te jetë prej prioriteve kryesore të aktivitetit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për 5 vitet e ardhëshme. AMF miratuar Strategjinë për periudhën 2023-2027, qëa parashikon rritjen e transparencës e integritetit të tregjeve financiare në të ardhmen.

Në dokumentin strategjik nënvizohet se Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është pjesë e grupit ndërinstitucional, ngritur me Vendimin nr.1, datë 19.2.2020 të Komitetit të Bashkërendimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave, për ndjekjen dhe përmbushjen e rekomandimeve të lëna nga Grupi i Posaçëm i Veprimit Financiar (FATF) dhe Grupi i Shqyrtimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (ICRG). Autoriteti, lidhur me çështjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit do të adresojë rekomandimet e lëna nga Komiteti MONEYVAL i Këshillit të Evropës, në lidhje me masat e marra kundër PPP/FT.

Nё kёtё kuadёr, theksohet në strategji, do të vijojnë inspektimet tematike në subjektet e mbikëqyrura lidhur me praktikat dhe procedurat për adresimin e risqeve të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe do të monitorohet plotësimi i kërkesave ligjore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Këto inspektime do të realizohen në mënyrë të pavarur, apo edhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave dhe Bankën e Shqipërisë.

Kuadri rregullator i tregjeve financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë dhe parandalimit të pastrimit të parave ngarkon disa institucione përgjegjëse për rregullimin e këtij ekosistemi në Shqipëri, bashkëpunimi ndërinstitucional është një nga elementët kyç në sigurimin e një mbikëqyrjeje efektive të këtyre tregjeve, lidhur me çështjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat