Ndërtimet pa leje, Prokuroria shumë më pak aktive se Qeveria - Organi i akuzës në 2022 uli me 35% numrin e procedimeve për objektet e paligjshme

Ndërsa viti 2022 shënoi një aksion masiv të Qeverisë kundër ndërtimeve të paligjshme, kryesisht lidhur me objekte shumë të rëndësishme në qendër të Tiranës apo në bregdet, e kundërta ka ndodhur me prokurorinë. Ajo ka ulur ndjeshëm numrin e procedimeve për ndërtimet e paligjshme në vitin 2022. Sipas të dhënave zyrtare, numri i procedimeve për veprën penale Ndërtimi i paligjshëm të parashikuar nga Neni 199/a ka rënë me 35% krahasuar me vitin e shkuar. Nga procedime 1757 të nisura në vitin 2021, për vitin e shkuar prokuroritë në gjithë vendin kanë ulur në 1125 numrin e tyre. Rënia rezulton më e lehtë sa i takon numrit të dosjeve të dërguar në gjykatë dhe të personave të dënuar për këtë vepër penale.
Numri më i lartë i procedimeve për vepra penale kundër regjimit juridik të tokës, është regjistruar në prokurorinë e shkallës së parë Tiranë, 18 %, ndërkohë që koeficienti më i lartë për 100,000 mijë banorë rezulton në qarkun Kukës me 126 procedime dhe qarkun Vlorë me 106 procedime.
Nga numri i të pandehurve të rritur, rezultojnë se 7,4 % e përbëjnë femrat dhe 92,6 % meshkujt. Në lidhje me arsimin e të pandehurve rezulton se 38,1 % janë me arsim të mesëm, 3,4 % të pandehur me arsim të lartë dhe pjesa tjetër prej 58,5 % me arsim 9 vjeçar.
Në sektorin privat rezultojnë të punësuar 45,7 % e të pandehurve, në sektorin shtetëror 0,4 % dhe pjesa tjetër e të pandehurve prej 53,9 % janë të papunë.
Nga treguesit vërehet se 33 % e të pandehurve kanë vendbanimin në qytet, ndërsa 67 % prej tyre në fshat. Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, theksojmë se pjesa më e madhe e tyre, 96,2 % janë të padënuar më parë, 0,5 % e të pandehurve përsëritës për të njëjtën vepër dhe 3,3 % përsëritës për vepra të ndryshme penale.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Tregjet financiare, në fokus pastrimi i parave - AMF miraton strategjinë 2023-2027, transparencë e integritet
Rreziku i Pastrimi të parave do te jetë prej prioriteve kryesore të aktivitetit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për 5 vitet e ardhëshme. AMF miratuar......

Sa taksa paguan të dy punësuarit? - 57 mijë individë u tatuan më shumë për të ardhurat nga puna
Të punësuarit në vend kanë paguar më shumë tatim mbi të ardhurat personale përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, e cila dorëzohet çdo vit......

Portali i Fermerit, Rama dhe Krifca: Informacion në kohë reale dhe transparencë për çmimet!
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe Kryeministri i vendit Edi Rama prezantuan sot Portalin e Fermerit i cili sipas tyre është një tjetër produkt i......

Rregulla të reja “loje” për bletërritësit - Kriteret për të ushtruar aktivitet, gjoba deri në 40 mijë lekë
Sektori i bletarisë për herë të parë do të funksionojë me rregulla të mirëpërcaktuara nga ligjin e ri i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi......

Kina planifikon 500 milionë dollarë kabllo interneti nënujore për të rivalizuar projektin amerikan!
Firmat shtetërore kineze të telekomit po zhvillojnë një rrjet kabllor interneti me fibra optike nënujore prej 500 milionë dollarësh, i cili do të lidhë Azinë,......

Turqia pajtohet me kërkesën e Rusisë për të hequr pengesat e eksportit të drithërave dhe fertilizuesve!
Ministri i Jashtëm i Turqisë tha të premten se ishte dakord me kërkesën e Rusisë për të hequr pengesat ndaj eksporteve ruse të plehrave dhe drithërave dhe se......

Solvency II, regjimi europian në sigurime do të aplikohet edhe në Shqipëri. Strategjia e AMF tregon hapat!
AMF bën me dije se në strategjinë për 5-vjeçarin e ardhshëm 2023-2027, të miratuar së fundmi parashikohet kalimi në regjimin e ri të mbikëqyrjes në tregun e......

Fakulteti i Ekonomisë dhe Balfin, Forum për tregun bankar - Kule: Sistemi bankar, garanci për zhvillimin ekonomik. Asetet sa 88% e PBB
Fakulteti i Ekonomisë i Universtitetit të Tiranës me mbështetjen e Grupit Balfin ka organizuar këtë enjte Forumin “30 vite treg i lirë në sektorin......