Rajoni Postuar më 19 Gusht 2023, 10:50

Shkup/ Parlamenti nis debatin për ndryshimin e Kushtetutës!

Nga SCAN TV
Shkup/ Parlamenti nis debatin për ndryshimin e Kushtetutës!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve duke elaboruar domosdoshmërinë e ndryshimit të Kushtetutës tha se të gjithë duhet të votojnë "pro” këtyre ndryshimeve, sepse atëherë zhbllokohet procesi eurointegrues i vendit. Kovaçevski tha se rruga e RMV-së  drejt BE-së ka pasur shumë padrejtësi, por që këto ndryshime të Kushtetutës duhet të bëhen për hir të së ardhmes. Ai tha se ndryshimet kushtetuese mbështeten nga Berlini dhe Uashingtoni dhe se nuk do të asimilohet askush. Kovaçevski tha se pas Maqedonisë qëndrojnë "më të mëdhenjtë dhe më të fuqishmit”.

"Duke votuar "pro” do të jemi të gjithë fitues dhe me "kundër” do të jemi humbës. Sot është dita kur do të bëhet e qartë se kush dëshiron ta shohë vendin në BE dhe kush e bllokon atë. Kush do të ngrihet në këmbë që vendi të ecë përpara dhe kush do të përgjigjet me justifikime”, ka thënë kryeministri. Sipas tij qeveria ka marrë një përgjegjësi të madhe për shtyrjen përpara të procesit eurointegrues.

"Propozimi për ndryshime kushtetuese ka për qëllim hyrjen në BE. Propozimi është bazuar në propozimin e BE-së. Propozimi debatohet në Kuvendin e RMV-së, prandaj me përgjegjësi i hedh poshtë akuzat se këto ndryshime bëhen nën diktatin e dikujt. Ky është propozim maqedonas, i mbështetur nga ndërkombëtarët, në dobinë tonë, tha Kovaçevski.

Ganka Siljanovska Davova nga VMRO-DPMNE opozitare tha se grupi parlamentar i kësaordj partie nuk do t'i përkrahë ndryshimet kushtetuese. Ajo që kërkohet nga ne, është në kundërshtim me vlerat evropiane, deri tani në asnjë raport të KE nuk është kërkuar nga Maqedonia futja e bullgarëve në hyrjen e Kushtetutës.

Koordinatori i grupit parlamentarë të BDI-së, ha se subjekti i tij politik do të përkrahë pa asnjë luhatje ndryshimet e kushtetutës, sepse kjo është rruga më e sigurt për anëtarësimin e vendit në BE.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, u shpreh pesimist nëse do të sigurohen votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Mexhiti tha se "frontit evropian” i përbërë nga partitë në pushtet i mungon shumica e duhur e votave për ndryshimin e Kushtetutës. Sipas tij partive në pushtet nuk u intereson ndryshimi i Kushtetutës, por mbetja në qeverisje.

Sipas Rregullores së Parlamentit, debati zgjat maksimumi dhjetë ditë pune dhe duhet të përfundojë më 31 gusht. Vendimin për ndryshimin e Kushtetutës e merr Parlamenti me shumicë prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, pra me 80 vota.

Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht që RMV-ja të zhvillojë seancën e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian për anëtarësim të plotë në të. DW

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat