Sa kanë fituar bizneset nga rënia e Euros? - Buxheti mbledh të ardhura rekord nga tatimi mbi fitimin në 7-mujor

Tatimi i vjelur mbi fitimin e bizneseve për periudhën Janar-Korrik 2023, ka regjistruar shifrën rekord të 5 viteve të fundit, në krahasim me të njëjtat periudha të mëparshme. Në 7-mujor janë arkëtuar 37 miliardë lekë, me një rritje prej 34.8 për qind në raport me 2022, ndërsa rritja është shumë e lartë nëse do ta krahasojmë me vitet e mëparshme, ku nëse marrim në referencë periudhën Janar-Korrik 2020, vit i cili regjistron nivelin më të dobët të të ardhurave, duket se kapërcimi është me afro 47 për qind. Por çfarë ka ndikuar në këtë rritje progresive dhe të konsiderueshme të tatimit të mbledhur mbi fitimin? Kjo rritje mund të ketë ardhur për disa arsye.
Arsyeja kryesore dhe më aktuale lidhet me rënien drastike të euros dhe fuqizimin e lekut. Bizneset shqiptare kanë importuar mallra me çmime më të lira si rrjedhojë e zhvlerësimit të euros dhe i kanë tregtuar në vend me çmime normale në monedhën kombëtare, pasi pavarësisht kursit të këmbimit, në tregun e konsumit nuk është vënë re ulje çmimesh. Kjo ka bërë që bizneset të fitojnë më shumë.
Një ndër arsyet është efekti i rritjes së çmimeve gjatë vitit që kaloi, ku shumë subjekte mund të kenë marrë furnizim përpara krizës dhe pas fillimit të saj kanë përfituar duke rritur çmimet dhe rrjedhimisht kanë fituar më shumë
Nga ana tjetër duke qenë se ky tatim mblidhet pasi zbriten shpenzimet, për shkak të një viti të vështirë në 2022-shin, mund të ketë ende një “stepje” në kryerje shpenzimesh nga ana e sipërmarrjeve, duke i mbajtur ato në nivele minimale.
Po ashtu, rritja progresive e numrit të bizneseve aktive në vend është një tjetër tregues i kësaj performance. Sipas tatimeve, aktualisht janë afro 16 mijë sipërmarrje në të gjithë vendin që paguajnë tatim fitim, pasi bizneset e vogla me qarkullim 0-14 milionë lekë janë të përjashtuara. Shkalla e tatimit mbi fitimin për tatimpaguesit me të ardhura vjetore mbi 14 milion lekë aplikohet në 15% e fitimit të tatueshëm.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Euro prek nivelin më të lartë që nga 1 korriku - Monedha e përbashkët fiton terren këtë javë. Rritet edhe dollari e veçanërisht paundi
Euro ka fituar këtë fundjavë terren ndaj lekut duke u rritur në kuotat më të larta të shënuara që prej korrikut. Por shumë e lartë është edhe vlera që monedha......

Institucionet, 2.3 mld lekë dëm ekonomik - 4-mujori/ KLSH auditon 55 institucione: Parregullsi në përdorimin e fondeve publike
Mbi 2.3 mld lekë është dëmi ekonomik dhe efektet negative për shkak të parregullsive, të shkaktuara në buxhet, nga institucionet publike, në 4 muajt e parë të......

Rritje e fluksit të fluturimeve - Gushti, Eurocontrol: Shqipëria kryeson listën në Europë. 80% më shumë se 2019
Shqipëria kryeson listën e rritjes së fluksit të fluturimeve në javën e dytë të gushtit, mes shteteve që janë pjesë e rrjetit të Eurocontrol. Sipas publikimit......

“Super” tatimet, doganat në “udhëkryq” - Rënia e çmimeve ul të ardhurat nga TVSH, “lulëzojnë” kontributet
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 44 miliardë lekë më shumë se një vit më parë për periudhën Janar-Korrik 2023, ndërsa të ardhurat janë realizuar në masën 103% në......

Eurot “lumë” në Shqipëri, BSH raporton mbi deeuroizimin - “Vështirë të dallohen efektet. Agjentët t’u rrinë larg transaksioneve të sforcuara”
Ndërsa prej rreth një viti flukset e monedhës së përbashkët europiane në tregun financiar shqiptar janë rritur në nivele deri edhe shqetësuese, Banka e......

Turizmi "nuk di të ndalet” - Vizitorët e huaj, 76% më shumë se qershorin e kaluar. Jugu, në krye me rritjen më të lartë
Të dhënat e ‘Institutit të Statistikave’ tregojnë se për të distain muaj radhazi strukturat akomoduese vijojnë të konfirmojnë rekord pas rekordi. Numri i......

Nafta rritet ndërsa dollari lehtësohet - Kina kërkon të qetësojë problemet ekonomike
Çmimet e naftës u rritën të enjten pasi ranë për tre seanca radhazi, pasi dollari u dobësua dhe banka qendrore e Kinës u përpoq të forconte tregun e pronave......

Xi Jinping po ndërton qytetin e ëndrrave - Përmbytjet shkatërruese po ngrenë pikëpyetje rreth planit të tij!
Në një ditë gri në fund të shkurtit 2017, udhëheqësi kinez Xi Jinping u mblodh me një grusht këshilltarësh të afërt për të vëzhguar fushat e mbjella dhe......