Eurot “lumë” në Shqipëri, BSH raporton mbi deeuroizimin - “Vështirë të dallohen efektet. Agjentët t’u rrinë larg transaksioneve të sforcuara”

Ndërsa prej rreth një viti flukset e monedhës së përbashkët europiane në tregun financiar shqiptar janë rritur në nivele deri edhe shqetësuese, Banka e Shqipërisë ka bërë publik raportin e radhës mbi deeurozimin. Raporti publikohet dy herë në vit nga Banka e Shqipërisë si rezultat i Memorandumit të vitit 2017 me Ministrinë e Financave dhe Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.
Në konkluzion, Banka e Shqipërisë nënvizon se “është rritur vështirësia për dallimin e efekteve që lidhen ngushtë me masat e deeuroizimit”, ndërkohë që e vlerëson pozitivisht ecurinë e treguesve që monitoron strategjia e deeuroizimit.
Në përgjithësi, ecuria e treguesve gjatë periudhës vlerësohet në kahun e duhur për të arritur objektivat e synuar nga masat e deeuroizimit, ndonëse madhësia e ndryshimit është relativisht e vogël, thekson raporti.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, mbiçmimi i lekut ndaj valutave kryesore ka qenë i ndjeshëm dhe më i shpejtë se në periudhat e mëparshme, por, sipas Bankës së Shqipërisë, edhe kur korrektohen për këtë ecuri të kursit të këmbimit, ecuria e treguesve që monitorohen për të vlerësuar efektet e masave të deeuroizimit ka qenë përgjithësisht në përputhje me objektivat e synuar.
Disa prej tyre, si pesha e depozitave në lekë me afat mbi një vit dhe pesha e depozitave në valutë, kanë shënuar përmirësime të lehta, vijon më tej analiza, ndërsa, pjesa tjetër e treguesve, ku përfshihet pesha e kredive në valutë, ka shënuar përmirësime më të dukshme. Në terma vjetorë, ecuria e treguesve është më e larmishme por ende mund të dallohet prirja përmirësuese në shumicën e tyre. Ndryshimet strukturore në ekonomi gjatë viteve të fundit, ku veçohet rritja e fortë e turizmit dhe zhvillimet inflacioniste, janë shoqëruar me ndryshime të politikave ekonomike dhe monetare, si dhe të sjelljes së agjentëve të ekonomisë reale.
Megjithatë, Banka e Shqipërisë u kërkon agjentëve të rëndësishëm të tregut të bëjnë kujdes. Në situata kur kursi i këmbimit është i qëndrueshëm dhe luhatshmëria e tij është e ulët, agjentët ekonomikë kanë tendencën të rrisin volumin dhe frekuencën e transaksioneve të tyre financiare në valutë. Kjo shoqërohet në përgjithësi me rritje të shkallës së përdorimit të valutës dhe ulje të vigjilencës ndaj rreziqeve që shoqërojnë ekspozimin e agjentëve ndaj saj.
Si rezultat, thekson Raporti, lëvizjet e papritura në kursin e këmbimit mund të nxisin transaksione të sforcuara në tregje nga ana e agjentëve, të cilat mund të rrisin pasigurinë për zhvillimet e përgjithshme ekonomike. Ndaj është e rëndësishme që në situata të zhvillimeve normale, të tërhiqet vëmendja e agjentëve ekonomikë për nevojën e kontrollit mbi nivelin dhe pozicionin e tyre në valutë, duke theksuar që kursi i këmbimit të lekut është i lirë dhe lëvizjet e tij në të dy kahet janë të mundshme.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Turizmi "nuk di të ndalet” - Vizitorët e huaj, 76% më shumë se qershorin e kaluar. Jugu, në krye me rritjen më të lartë
Të dhënat e ‘Institutit të Statistikave’ tregojnë se për të distain muaj radhazi strukturat akomoduese vijojnë të konfirmojnë rekord pas rekordi. Numri i......

Nafta rritet ndërsa dollari lehtësohet - Kina kërkon të qetësojë problemet ekonomike
Çmimet e naftës u rritën të enjten pasi ranë për tre seanca radhazi, pasi dollari u dobësua dhe banka qendrore e Kinës u përpoq të forconte tregun e pronave......

Xi Jinping po ndërton qytetin e ëndrrave - Përmbytjet shkatërruese po ngrenë pikëpyetje rreth planit të tij!
Në një ditë gri në fund të shkurtit 2017, udhëheqësi kinez Xi Jinping u mblodh me një grusht këshilltarësh të afërt për të vëzhguar fushat e mbjella dhe......

Bitcoin bie papritur deri në 9% në pak më shumë se 26 mijë dollarë!
Bitcoin rrëshqiti ndjeshëm mbrëmjen e së enjtes, duke rënë me 9% në pak më shumë se 26,000 dollarë. Kriptovaluta u tregtua për herë të fundit me 26,593,68......

BE do të arrijë objektivin e rezervave të gazit dimëror disa muaj përpara afatit të ri!
"Lajmi i mirë është me të vërtetë që nga sot ruajtja është në 89.89%, që është me të vërtetë një lajm i shkëlqyer," u tha gazetarëve një zëdhënës i Komisionit......

Ku në botë po mbaron uji? – 3 vende ndodhen ne Europë!
Një e katërta e popullsisë së botës po përballet me stres ekstrem të ujit, sipas një studimi të ri. Vendet me rrezikun më të lartë përdorin rregullisht 80 % të......

Revolucionarizimi i udhëtimit ajror: Teknologjia e re e baterive sjell avionët elektrikë!
Teknologjia e re e baterive që po zhvillohet nga NASA mund të ndihmojë në revolucionarizimin e udhëtimit ajror. Aviacioni përbën rreth 2.4 % të emetimeve......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kanë rikuperuar pikë ndjeshëm që nga dita e djeshme duke e mbyllur kështu këtë javë pozitivisht teksa është blerë......