Turizmi "nuk di të ndalet” - Vizitorët e huaj, 76% më shumë se qershorin e kaluar. Jugu, në krye me rritjen më të lartë

Të dhënat e ‘Institutit të Statistikave’ tregojnë se për të distain muaj radhazi strukturat akomoduese vijojnë të konfirmojnë rekord pas rekordi. Numri i vizitorëve në qershor të këtij vit regjistrohet në 260,711 duke shënuar një rritje prej 49.7%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Nëse i analizojmë sipas tipologjisë vihet re se rritjen më të madhe e kanë regjistruar turistët e huaj me 76.4% dhe në numër janë rreth 180 mijë. Ndërkohë, nga ana tjetër, turistët vendas janë rritur me 12.2%. Të dhënat për muajin qershor në mënyrë të përsëritur flasin për një rekord si të numrit të vizitorëve ashtu edhe të numrit të netë qëndrimeve, nëse do ta krahasonim me të njejtin muaj të viteve të kaluara.
Rajoni i Jugut, ashtu si përgjatë muajit maj, vazhdon të jetë më i preferuari nga turistët edhe në qershor, tregojnë të dhënat e INSTAT. Numri i vizitorëve jo rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 2.5 herë. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 75.0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit më parë. Numri i vizitorëve të huaj të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 70.0%.
Numri i netë qëndrimeve në total është rritur me 52.8%, krahasuar me qershorin e një viti më parë, ndërkohë që nëse e analizojmë sipas tipologjisë, netë qëndrimet nga vizitorët vendas paraqiten me rritje deri në 36%. Në shifra absolute numri i netë qëndrimeve gjithsej për muajin Qershor të vitit 2023 është regjistruar në 683,713 ndërkohë sipas tipologjisë së tyre janë regjistruar rreth 194 mijë netë qëndrime nga vizitorë të vendas, dhe 489 mijë netë qëndrime nga vizitorë të huaj, të cilat janë rritur me 60.7%. Shifrat vazhdojnë të kofirmojnë rekorde të cilat tejkalojnë periudhën para pandemisë. Të dhënat që nga viti 2018-të tregojnë se numri i netë qëndrimeve për qershorin e këtij viti ka prekur rekord, krahasuar me të njejtin muaj të 6-të viteve më parë.
Nëse analizën e përqëndrojmë sipas rajoneve numri i netë qëndrimeve të vizitorëve të huaj, të cilët janë akomoduar në rajonin e jugut, ka shënuar rritjen më të lartë me 2.7 herë. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 46.7%, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.
Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin qershor të këtij viti janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 12.6%, Polonia me 9.2%, Italia me 8.3%, Gjermania me 7% dhe Spanja me 4.3%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Nafta rritet ndërsa dollari lehtësohet - Kina kërkon të qetësojë problemet ekonomike
Çmimet e naftës u rritën të enjten pasi ranë për tre seanca radhazi, pasi dollari u dobësua dhe banka qendrore e Kinës u përpoq të forconte tregun e pronave......

Xi Jinping po ndërton qytetin e ëndrrave - Përmbytjet shkatërruese po ngrenë pikëpyetje rreth planit të tij!
Në një ditë gri në fund të shkurtit 2017, udhëheqësi kinez Xi Jinping u mblodh me një grusht këshilltarësh të afërt për të vëzhguar fushat e mbjella dhe......

Bitcoin bie papritur deri në 9% në pak më shumë se 26 mijë dollarë!
Bitcoin rrëshqiti ndjeshëm mbrëmjen e së enjtes, duke rënë me 9% në pak më shumë se 26,000 dollarë. Kriptovaluta u tregtua për herë të fundit me 26,593,68......

BE do të arrijë objektivin e rezervave të gazit dimëror disa muaj përpara afatit të ri!
"Lajmi i mirë është me të vërtetë që nga sot ruajtja është në 89.89%, që është me të vërtetë një lajm i shkëlqyer," u tha gazetarëve një zëdhënës i Komisionit......

Ku në botë po mbaron uji? – 3 vende ndodhen ne Europë!
Një e katërta e popullsisë së botës po përballet me stres ekstrem të ujit, sipas një studimi të ri. Vendet me rrezikun më të lartë përdorin rregullisht 80 % të......

Revolucionarizimi i udhëtimit ajror: Teknologjia e re e baterive sjell avionët elektrikë!
Teknologjia e re e baterive që po zhvillohet nga NASA mund të ndihmojë në revolucionarizimin e udhëtimit ajror. Aviacioni përbën rreth 2.4 % të emetimeve......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kanë rikuperuar pikë ndjeshëm që nga dita e djeshme duke e mbyllur kështu këtë javë pozitivisht teksa është blerë......

Moska prezanton rublën dixhitale - Objektivi është shmangia e sanksioneve
Rusia ka nisur fazën e provës së rublës dixhitale të bazuar në teknologjinë blockchain me shpresën për të kufizuar ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare. “VTB......