Euro prek nivelin më të lartë që nga 1 korriku - Monedha e përbashkët fiton terren këtë javë. Rritet edhe dollari e veçanërisht paundi

Euro ka fituar këtë fundjavë terren ndaj lekut duke u rritur në kuotat më të larta të shënuara që prej korrikut. Por shumë e lartë është edhe vlera që monedha e përbashkët evropiane ka rikuperuar në raport me lekun, duke u rritur me 0.98 lekë brenda 24 orësh. Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro sot është këmbyer në tregun tonë valutor me 106.01 lekë, nga 105.03 të enjten.
Ajo është blerë nga agjentët e kembimit valutor me 105.49 lekë dhe është shitur me 106.52 lekë. Rritja e fundit e ndjeshme e monedhës së përbashkët evropiane ishte shënuar më 28 korrik, kur ajo shënoi kursin mesatar të këmbimit prej 105.85 lekësh në raport me lekun. Korriku gjithashtu ishte muaji në të cilin euro preku edhe vlerën më të ulët historike, duke u këmbyer me 100.49 lekë.
Rritje të ngjashme, madje në disa raste edhe më të fortë kanë shënuar edhe valutat e tjera. Dollari amerikan u rrit me 0.86 lekë në 24 orët e fundit, ndërkohë që edhe më e fortë ishte paundit britanik, vlera e të cilit u shtua me 1.13 lekë brenda 24 orëve.
Agjencitë e këmbimit valutor nuk e lidhin rritjen e euros këtë javë me rritjen e blerjeve në treg nga ana e Bankës së Shqipërisë, në një kohë që nuk shohin rënie domethënëse të flukseve të monedhës së përbashkët evropiane që ushtrojnë presione nënçmuese ndaj saj.
Në fillim të gushtit Banka e Shqipërisë bëri publik vendimin për të tërhequr më shumë euro duke shtuar blerjet në tregun e brendshëm. Ajo ndërhyri në kalendarin e blerjeve duke rritur nga 220 milionë euro në 300 milionë euro kufirin e blerjeve. Deri në këtë fazë të vitit ajo ka blerë në tregun e brendshëm 188 milionë euro, ndërkohë që rreth 130 milionë euro të tjera parashikohet të blihen nga gushti deri në fund të vitit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Institucionet, 2.3 mld lekë dëm ekonomik - 4-mujori/ KLSH auditon 55 institucione: Parregullsi në përdorimin e fondeve publike
Mbi 2.3 mld lekë është dëmi ekonomik dhe efektet negative për shkak të parregullsive, të shkaktuara në buxhet, nga institucionet publike, në 4 muajt e parë të......

Rritje e fluksit të fluturimeve - Gushti, Eurocontrol: Shqipëria kryeson listën në Europë. 80% më shumë se 2019
Shqipëria kryeson listën e rritjes së fluksit të fluturimeve në javën e dytë të gushtit, mes shteteve që janë pjesë e rrjetit të Eurocontrol. Sipas publikimit......

“Super” tatimet, doganat në “udhëkryq” - Rënia e çmimeve ul të ardhurat nga TVSH, “lulëzojnë” kontributet
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 44 miliardë lekë më shumë se një vit më parë për periudhën Janar-Korrik 2023, ndërsa të ardhurat janë realizuar në masën 103% në......

Eurot “lumë” në Shqipëri, BSH raporton mbi deeuroizimin - “Vështirë të dallohen efektet. Agjentët t’u rrinë larg transaksioneve të sforcuara”
Ndërsa prej rreth një viti flukset e monedhës së përbashkët europiane në tregun financiar shqiptar janë rritur në nivele deri edhe shqetësuese, Banka e......

Turizmi "nuk di të ndalet” - Vizitorët e huaj, 76% më shumë se qershorin e kaluar. Jugu, në krye me rritjen më të lartë
Të dhënat e ‘Institutit të Statistikave’ tregojnë se për të distain muaj radhazi strukturat akomoduese vijojnë të konfirmojnë rekord pas rekordi. Numri i......

Nafta rritet ndërsa dollari lehtësohet - Kina kërkon të qetësojë problemet ekonomike
Çmimet e naftës u rritën të enjten pasi ranë për tre seanca radhazi, pasi dollari u dobësua dhe banka qendrore e Kinës u përpoq të forconte tregun e pronave......

Xi Jinping po ndërton qytetin e ëndrrave - Përmbytjet shkatërruese po ngrenë pikëpyetje rreth planit të tij!
Në një ditë gri në fund të shkurtit 2017, udhëheqësi kinez Xi Jinping u mblodh me një grusht këshilltarësh të afërt për të vëzhguar fushat e mbjella dhe......

Bitcoin bie papritur deri në 9% në pak më shumë se 26 mijë dollarë!
Bitcoin rrëshqiti ndjeshëm mbrëmjen e së enjtes, duke rënë me 9% në pak më shumë se 26,000 dollarë. Kriptovaluta u tregtua për herë të fundit me 26,593,68......