“Super” tatimet, doganat në “udhëkryq” - Rënia e çmimeve ul të ardhurat nga TVSH, “lulëzojnë” kontributet

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 44 miliardë lekë më shumë se një vit më parë për periudhën Janar-Korrik 2023, ndërsa të ardhurat janë realizuar në masën 103% në raport me planifikimin e bërë. Referuar treguesve fiskale të Ministrisë së Financave, si 7-mujor janë arkëtuar në total 372 miliardë lekë. Kontributin më të madh në të ardhura e zënë arkëtimet nga tatimet, të cilat realizuan në masën 197 miliardë lekë, 30.1 miliardë shumë se 7-mujori i vitit të kaluar, si dhe 10.5% më shumë se plani i 7-mujorit 2023.
Ndikimin më të lartë e kanë pasur të ardhurat e mbledhura nga tatim fitimi, të cilat realizuan në masën 37 miliardë lekë apo 34.8% më shumë se 7-mujori 2022, si dhe 8.2 miliardë lekë në raport me planin. Tatimi mbi të ardhurat personale gjithashtu ka pasur performancë pozitive, ku janë arkëtuar 33.1 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, dhe 18% më shumë se plani , ku një dorë të rëndësishme ka dhënë rritja e pagave në sektorin publik.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 26.5 miliardë lekë, duke regjistruar rritje 21.6% krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore , u realizuan në masën 79.7 miliardë lekë, 11.7 miliardë lekë ose 17.2% më shumë se 7-mujori 2022, si dhe realizim 110.5 % të planit, ku ndikim kryesor ka dhënë rritja e pagës minimale dhe makimale në vend. Ndërsa të ardhurat nga taksat nacionale kanë pasur performancë negative, dhe janë regjistruar më rënie në 13.3% më pak se 7-mujori 2022, si dhe 4.7 miliardë lekë më pak se plani.
Sa i takon të ardhurave doganore, duket se 7-mujori shënon performancë negative, pasi të ardhurat kanë rënë me 6 miliardë lekë në raport me një vit më parë si dhe 4.7 % më pak se plani. Të hyrat nga doganat arritën vlerën e 121.7 miliardë lekëve. Për shkak të rënies së çmimeve gjatë këtij viti, TVSH në import rezulton me rënie në masën 3.2 % në raport me një vit më parë dhe 4.8 miliardë lekë më pak se plani. Ndërsa sa I takon të ardhurave nga akciza, ato kanë pësuar një rritje të lehtë në raport me 2022, por janë 1.6 për qind më pak se planifikimi. Renta minerare gjithashtu ka pësuar një rënie me 30.6 për qind në raport me një vit më parë, ndërsa taksat doganore kanë shënar një rritje të lehtë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën shtatëmujore të vitit 2023, arritën në rreth 326.5 miliard lekë me një realizim në masën 91 % të planit të periudhës. Ndërsa shpenzimet kapitale paraqesin realizim në masën rreth 36.5 miliard lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 5.7 % më i ulët. Niveli i sufiçitit rezultoi në rreth 45.5 miliardë lekë apo 198% më i lartë se një vit më parë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Eurot “lumë” në Shqipëri, BSH raporton mbi deeuroizimin - “Vështirë të dallohen efektet. Agjentët t’u rrinë larg transaksioneve të sforcuara”
Ndërsa prej rreth një viti flukset e monedhës së përbashkët europiane në tregun financiar shqiptar janë rritur në nivele deri edhe shqetësuese, Banka e......

Turizmi "nuk di të ndalet” - Vizitorët e huaj, 76% më shumë se qershorin e kaluar. Jugu, në krye me rritjen më të lartë
Të dhënat e ‘Institutit të Statistikave’ tregojnë se për të distain muaj radhazi strukturat akomoduese vijojnë të konfirmojnë rekord pas rekordi. Numri i......

Nafta rritet ndërsa dollari lehtësohet - Kina kërkon të qetësojë problemet ekonomike
Çmimet e naftës u rritën të enjten pasi ranë për tre seanca radhazi, pasi dollari u dobësua dhe banka qendrore e Kinës u përpoq të forconte tregun e pronave......

Xi Jinping po ndërton qytetin e ëndrrave - Përmbytjet shkatërruese po ngrenë pikëpyetje rreth planit të tij!
Në një ditë gri në fund të shkurtit 2017, udhëheqësi kinez Xi Jinping u mblodh me një grusht këshilltarësh të afërt për të vëzhguar fushat e mbjella dhe......

Bitcoin bie papritur deri në 9% në pak më shumë se 26 mijë dollarë!
Bitcoin rrëshqiti ndjeshëm mbrëmjen e së enjtes, duke rënë me 9% në pak më shumë se 26,000 dollarë. Kriptovaluta u tregtua për herë të fundit me 26,593,68......

BE do të arrijë objektivin e rezervave të gazit dimëror disa muaj përpara afatit të ri!
"Lajmi i mirë është me të vërtetë që nga sot ruajtja është në 89.89%, që është me të vërtetë një lajm i shkëlqyer," u tha gazetarëve një zëdhënës i Komisionit......

Ku në botë po mbaron uji? – 3 vende ndodhen ne Europë!
Një e katërta e popullsisë së botës po përballet me stres ekstrem të ujit, sipas një studimi të ri. Vendet me rrezikun më të lartë përdorin rregullisht 80 % të......

Revolucionarizimi i udhëtimit ajror: Teknologjia e re e baterive sjell avionët elektrikë!
Teknologjia e re e baterive që po zhvillohet nga NASA mund të ndihmojë në revolucionarizimin e udhëtimit ajror. Aviacioni përbën rreth 2.4 % të emetimeve......