Institucionet, 2.3 mld lekë dëm ekonomik - 4-mujori/ KLSH auditon 55 institucione: Parregullsi në përdorimin e fondeve publike

Mbi 2.3 mld lekë është dëmi ekonomik dhe efektet negative për shkak të parregullsive, të shkaktuara në buxhet, nga institucionet publike, në 4 muajt e parë të këtij viti. Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që gjatë periudhës janar – prill 2023 ka zhvilluar auditime në 55 subjekte, duke përfshirë nivele të ndryshme të qeverisjes si: institucione qendrore, ministri dhe agjenci, njësi të vetëqeverisjes vendore, drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, shoqëri aksionare me kapital shtetëror, etj.
Sipas KLSH, dëmi ekonomik vlerësohet në rreth 87,6 mln lekë, 98% e të cilit është në fushën e shpenzimeve. Ndërkaq, vlera më e madhe i takon menaxhimit joefektiv të fondeve, me rreth 2.3 mld lekë. Rreth 66% e kësaj vlere është konstatuar në fushën e të ardhurave, ndërsa rreth 34% në fushën e shpenzimeve. Tenderët dhe zbatimi i punimeve zënë rreth 99% të menaxhimit jo efektiv në fushën e shpenzimeve.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, AKSHI, ministritë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe për Rininë dhe Fëmijët, ujësjellësit e Tiranës dhe Durrsit apo bashkitë e Belshit, Kamzës, Lezhës e Vaut të Dejës janë disa nga institucionet e audituar nga KLSH përgjatë periudhës 4-mujore.
Për të gjitha shkeljet e konstatuara ky dikaster ka dhënë 428 rekomandime, 280 prej të cilëve janë për masa organizative, ndërsa 83 të tjerë për masa disiplinore ndaj punonjësve që kanë kryer shkeljet. Paralelisht, janë dhënë edhe 5 propozime për ndryshime apo përmirësime ligjore.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Rritje e fluksit të fluturimeve - Gushti, Eurocontrol: Shqipëria kryeson listën në Europë. 80% më shumë se 2019
Shqipëria kryeson listën e rritjes së fluksit të fluturimeve në javën e dytë të gushtit, mes shteteve që janë pjesë e rrjetit të Eurocontrol. Sipas publikimit......

“Super” tatimet, doganat në “udhëkryq” - Rënia e çmimeve ul të ardhurat nga TVSH, “lulëzojnë” kontributet
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 44 miliardë lekë më shumë se një vit më parë për periudhën Janar-Korrik 2023, ndërsa të ardhurat janë realizuar në masën 103% në......

Eurot “lumë” në Shqipëri, BSH raporton mbi deeuroizimin - “Vështirë të dallohen efektet. Agjentët t’u rrinë larg transaksioneve të sforcuara”
Ndërsa prej rreth një viti flukset e monedhës së përbashkët europiane në tregun financiar shqiptar janë rritur në nivele deri edhe shqetësuese, Banka e......

Turizmi "nuk di të ndalet” - Vizitorët e huaj, 76% më shumë se qershorin e kaluar. Jugu, në krye me rritjen më të lartë
Të dhënat e ‘Institutit të Statistikave’ tregojnë se për të distain muaj radhazi strukturat akomoduese vijojnë të konfirmojnë rekord pas rekordi. Numri i......

Nafta rritet ndërsa dollari lehtësohet - Kina kërkon të qetësojë problemet ekonomike
Çmimet e naftës u rritën të enjten pasi ranë për tre seanca radhazi, pasi dollari u dobësua dhe banka qendrore e Kinës u përpoq të forconte tregun e pronave......

Xi Jinping po ndërton qytetin e ëndrrave - Përmbytjet shkatërruese po ngrenë pikëpyetje rreth planit të tij!
Në një ditë gri në fund të shkurtit 2017, udhëheqësi kinez Xi Jinping u mblodh me një grusht këshilltarësh të afërt për të vëzhguar fushat e mbjella dhe......

Bitcoin bie papritur deri në 9% në pak më shumë se 26 mijë dollarë!
Bitcoin rrëshqiti ndjeshëm mbrëmjen e së enjtes, duke rënë me 9% në pak më shumë se 26,000 dollarë. Kriptovaluta u tregtua për herë të fundit me 26,593,68......

BE do të arrijë objektivin e rezervave të gazit dimëror disa muaj përpara afatit të ri!
"Lajmi i mirë është me të vërtetë që nga sot ruajtja është në 89.89%, që është me të vërtetë një lajm i shkëlqyer," u tha gazetarëve një zëdhënës i Komisionit......