Shqipëria Postuar më 18 Gusht 2023, 15:15

Rritje e fluksit të fluturimeve - Gushti, Eurocontrol: Shqipëria kryeson listën në Europë. 80% më shumë se 2019

Nga SCAN TV
Rritje e fluksit të fluturimeve - Gushti, Eurocontrol: Shqipëria

Shqipëria kryeson listën e rritjes së fluksit të fluturimeve në javën e dytë të gushtit, mes shteteve që janë pjesë e rrjetit të Eurocontrol. Sipas publikimit të këtij të fundit, në periudhën 9-15 gusht, përmes aeroportit “Nënë Tereza” u kryen 80% më shumë fluturime, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019, që nuk ishte një vit pandemik.

Ndërkaq, sa i takon trafikut ajror të Europës,  gjatë javës që shkoi u shënua rritje me 7% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Ndërkohë që, ende nuk ka arritur në nivelet e para pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, duke qenë se rezulton në 94% të trafikut të 2019-ës.

Industria e aviacionit mori një goditje të fortë, si pasojë e ndalimit të fluturimeve për shkak të koronavirusit, teksa Eurocontrol në janar të vitit 2022 publikoi parashikimet për rikuperimin e sektorit për 6-vjeçarin, duke marrë në konsideratë 3 skenarë të ndryshëm.

Pjesë e parashikimeve ishte edhe Shqipëria, ku sipas Eurocontrol  në skenarin e ulët rritja deri në vitit 2027, në skenarin e ulët është 1%, në skenarin bazë, 1.9%, ndërsa në skenarin e lartë parshikohet të regjistrohet në 3.7%. Skenarët e Eurocontrol bazohen në ecurinë e fushatave të vaksinimit dhe heqjes së kufizimeve, që aplikohen nga shtete të ndryshme, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat