Shqipëria Postuar më 1 Shkurt 2023, 14:25

Shkrirja e apeleve, short nga e para për 32 mijë dosje - Çështjet e pagjykuara në rrethe tashmë sillen në Tiranë, në duart e 25 gjyqtarëve

Nga SCAN TV
Shkrirja e apeleve, short nga e para për 32 mijë dosje -

Momenti më i dhimbshëm i shkrirjes së gjykatave të apelit, proces që nisi zyrtarisht këtë të mërkurë, duket se do të jetë fati i rreth 32 mijë dosjeve të grumbulluara nga gjykatat e rretheve. Ato do të shqyrtohen tashmë nga 25 gjyqtarët e Gjykatës së Vetme të Apelit, por edhe ky nuk është problemi i vetëm.

Ato do të hidhen në short nga e para, pavarësisht se mund të kenë qenë në pritje prej muajsh apo edhe prej vitesh. Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të shkrihen, ndërsa do të mbetet hapur vetëm një zyrë informacioni për qytetarët.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami tha në një komunikim me mediat se 27 mijë prej tyre janë çështje që janë bashkuar nga apelet e rretheve që u shkrinë. Këto dosje pa datë për seancën e parë, do të rihidhen në short në datat 1 dhe 2 shkurt.

Shkrirja e gjykatave të apelit është vetëm hapi i parë i implementimit të hartës së re gjyqësore. Me shkrirjen e gjykatave të shkallës së parë do procedohet duke nisur nga 1 maji i këtij viti.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat