Çmimet “kapërcejnë” krizën në fund të 2023-shit! - Qeveria, parashikime optimiste për inflacionin. Supozon mbi skenarin më të mirë

Pas një viti të vështirë, ku për shkak të luftës në Ukrainë, çmimet pësuan një rritje të konsiderueshme, kostot e jetesës për qytetarët shqiptarë pritet të shkojnë sërish në nivele normale në fund të këtij viti. Në dokumentin e kuadrit makroekonomik fiskal 2024-2026, parashikohet që ky vit do të mbyllet me një inflacion në 3 %, ku në konsideratë merret skenari më optimist.
“Presionet inflacioniste parashikohet të zbuten në periudhën afatmesme. Me shuarjen e efektit të bazës në normën e inflacionit, duke supozuar se nuk do të ketë një goditje tjetër të qenësishme në ofertën globale të mallrave bazë, si dhe në reflektim të tkurrjes së të ardhurave reale të disponueshme dhe shtrëngimit domethënës të kushteve financiare, të cilat do të ushtrojnë një presion frenues të kërkesës agregate, në skenarin bazë parashikohet (supozohet) se inflacioni do të rikthehet gradualisht drejt targetit të tij prej 3% në fund të vitit 2023 dhe do të qëndrojë rreth këtij niveli për periudhën afatmesme 2024–2026”, thuhet në dokument.
Ndërkohë po të marrim në analizë se çfarë ka ndodhur në vitin 2022, rezulton se sipas shifrave të INSTAT muaji Dhjetor u mbyll me një nivel inflacioni në 7.4 % ndërsa mesatarja vjetore fiksohet në rreth 6.7 për qind.
Niveli më i lartë i inflacionit është regjistruar në muajin Tetor me 8.3 për qind dhe më pas ka nisur një tendencë rënëse. Por duke marrë në konsideratë faktin se Shqipëria varet në mënyrë të konsiderueshme nga importi dhe luhatjet në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht politikave monetare vendase, rikthimi në kushtet e parakrizës duket paksa e vështire.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Gati kartat bazike bankare, opsion konvertimi i llogarive ekzistuese - Në 2023, 70% e popullsisë me llogari në banka. Tarifa zero për shtresat vulnerabël
Deri në fund të këtij viti, Banka e Shqipërisë planifikon që 70% e popullsisë shqiptare të ketë një llogari bankare, në një kohë që shteti do të marrë përsipër......

Çfarë prodhuam më shumë gjatë 2022-shit? - Ulliri mban “kampion”, lë në “hije” produktet e tjera
Bujqësia është sektori më i rëndësishëm për vendin, i cili përbën mbi 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe mbarësia në prodhim përkthehet në më......

Britania, Franca dhe Belgjika në grevë - Arsyet, planet e qeverisë, reforma e pensioneve dhe kushtet e punës
Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar cdo gjë për grevën e përgjithshme ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë për një ditë kaotike. Mësues, zjarrfikës, makinistë......

Një deficit tregtar prej 47.5 miliardë dollarë – Shteti aziatik shënon rekordin më të keq në historinë e tij!
Koreja e Jugut regjistroi një deficit tregtar prej 47.5 miliardë dollarësh për vitin 2022, treguan të dhënat zyrtare nga agjencia doganore. Ajo shënoi......

Cilat automjete nuk do të prodhohen më në 2023? - Ford Fiesta dhe Audi R8 ndër markat që ndalojnë këtë vit
Viti 2023 do të jetë viti i nxerrjes nga prodhimi të modeleve ikonike të automjeteve, duke filluar nga markat shumë të përhapura e popullpre si dhe me historik......

Çmimet e mineralit të hekurit mund të rriten pasi një nga prodhuesit kryesor po redukton eksportet!
Pritet që eksportet e mineralit të hekurit nga India të mbeten të ulëta pasi prodhuesi i katërt më i madh në botë po rezervon më shumë nga mallrat për......

Google studion “armën” anti ChatGPT - Nis testimi mbi sistemin “Apprentice Bard”
Google po teston produkte të reja të chat-eve bazuar në inteligjencën artificiale, që mund të cojnë në zhvillimin e një sistemi që do të ishte përballë......

Britania aplikon rregullat e para për Crypto-n - Qëllimi kryesor, vendosja e standardeve të fuqishme
Ministria britanike e Financave planifikon aplikimin e rregullave të forta për sa i përket aseteve të kriptove. Vendimi është marrë pas rënies së FTX,......