Google studion “armën” anti ChatGPT - Nis testimi mbi sistemin “Apprentice Bard”

Google po teston produkte të reja të chat-eve bazuar në inteligjencën artificiale, që mund të cojnë në zhvillimin e një sistemi që do të ishte përballë ChatGPT, sistemi i inteligjencës artificiale i gjeneratës së fundit mbi të cilin po punon Microsoft, në gjendje për t’u përgjigjur në mënyrë njerëzore befasuese ndaj pyetjeve që i bëhen nga bashkëbiseduesi.
Testimet e Google janë përqendruar në një lloj të ri ‘chatbot’ dhe mbi mënyrat e integrimit të këtyre mjeteve në motorët e kërkimit. Mes produkteve në fazë testi është një ‘chatbot’ i quajtur Apprentice Bard: prej disa javësh të punësuarit në Google mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje të detajuara, njësoj si ndodh me klientët e ChatGPT.
Një produkt tjetër është dhe një përballje e re për motorët e kërkimit të bazuar në një modul pyetje – përgjigje. Në këtë rast objektivi është përgatitja e motorit të kërkimit të së ardhmes dhe pritja sa më e mirë e ‘chatbot’-eve të pajisur me inteligjencë artificiale.
Testimet janë përpshpejtuar pas një takimi të fundit në kompani ku të punësuarit kanë ngritur dyshime për avantazhin konkurues të kompanisë në sektorin e inteligjencës artificiale. Kjo për shkak të popullaritetit të papritur të ChatGPT, sistem i lëshuar nga OpenAI, me seli në San Francisco e mbështetur nga Microsoft që mund të dobësojë dominimin e Google në terrenin e motorëve të kërkimit. Në përgjigje të dyshimeve të tyre, kreu i Inteligjencës Artificiale të Google, Jeff Dean, deklaroi se Google mund të prezantojë për publikun produkte të ngjashme me ChatGPT gjatë këtij viti.
Apprentice Bard përdor teknologjinë e bashkëbisedimit të Google të quajtur LaMDA (Modeli i Gjuhës për Aplikimet e Dialogut). Kësaj të fundit i është kërkuar që t’i japë prioritet punës për një reagim ndaj ChatGPT. Për një kohë të shkurtër kjo punë ka precedencën ndaj gjithë projekteve të tjera.
Apprentice Bard është i ngjashëm me ChatGPT: të punësuarit mund të fusin një pyetje në një dritare dialogu dhe të marrin një përgjigje me tekst. Sipas raportimeve të CNBC përgjigjet e Apprentice Bard mund të përfshijnë dhe ngjarje të kohëve të fundit, një funksion që ChatGPT nuk e ka implementuar ende.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Britania aplikon rregullat e para për Crypto-n - Qëllimi kryesor, vendosja e standardeve të fuqishme
Ministria britanike e Financave planifikon aplikimin e rregullave të forta për sa i përket aseteve të kriptove. Vendimi është marrë pas rënies së FTX,......

Rusia, përballë inflacionit në rritje - Banka qendrore paralajmëron për situatë të rrezikshme në 2023
Tregu i punës buxheti dhe bilanci i pagesave në Rusi, do të ushtrojnë presione inflacioniste gjatë vitit 2023. Banka qendrore në vend konfirmoi lajmin duke......

Shkëlqimi dhe rënia e Pfizer - Ulje drastike e shitjes së vaksinave dhe pilulave antiCovid
Pfizer parashikoi një rënie më të madhe se sa pritej në shitjet e vaksinës dhe pilulës së saj COVID-19 në vitin 2023, duke intensifikuar shqetësimet e......

Cili vend shpenzon më shumë për mallra luksi globalisht?!
Nga çantat Chanel tek orat Rolex, mallrat e luksit kanë qenë prej kohësh një blerje popullore për konsumatorët në mbarë botën dhe ky trend nuk tregon asnjë......

Më pak borë në dimër do të thotë më pak ujë në verë!
Në Zvicër, Gjermani, Francë, e deri në Republikën Çeke, shumë resorte europiane për ski nuk janë më ‘vendi i çudirave' të dimrit për këtë sezon. Në vend të......

Qendra europiane e sigurisë kibernetike – Shteti ku gjithçka bëhet online!
Pas fitimit të pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik, Estonia u përball me një terren bosh dhe duhej të rimendonte të gjithë administratën: elegante, ekonomike,......

Skandali i përgjimeve dhe rrëzimi i mundshëm i qeverisë greke!
Greqia gjendet në mes të fushatës zgjedhore, megjithëse ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve parlamentare. Periudha legjislative përfundon në korrik 2023,......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Investitorët presin takimin e OPEC+, kuotat nuk do të ndryshohen
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan një ditë më parë, dhe shenjave për ngadalësimin e......