Bota Postuar më 1 Shkurt 2023, 09:49

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Investitorët presin takimin e OPEC+, kuotat nuk do të ndryshohen

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Investitorët presin takimin e

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan një ditë më parë, dhe shenjave për ngadalësimin e inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 85 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi.

Gjithashtu, investitorët po presin edhe takimin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve të tjerë, me në krye Rusinë, që do të zhvillojnë një takim vitual më vonë gjatë ditës së sotme. Analistët presin gjerësisht se grupi prodhues do t’i mbajë të pandryshuara kuotat e prodhimit. Referuar të dhënave të tjera, prodhimi mes vendeve të OPEC ra gjatë janarit, kryesisht për shkak të rënies së eksporteve në Irak.

10 vendet anëtare të OPEC prodhuan rreth 920 mijë fuçi naftë në ditë, një shifër më e ulët se objektivi i OPEC+. Njëkohësisht, Instituti Amerikan i Naftës raportoi se rezervat e naftës bruto u rritën me 6.3 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 27 janar, ndërsa analistët parashikonin një rritje me 400 mijë fuçi.

Megjithatë, analistët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat