Shqipëria Postuar më 31 Janar 2023, 16:25

Vetëm 3% e burrave morën leje lindje në 2022! - Studimi i UNFPA: Shkak, diskriminimi në punë nga kolegët

Nga SCAN TV
Vetëm 3% e burrave morën leje lindje në 2022! - Studimi i UNFPA:

Në Shqipëri kultura e marrjes së lejes së lindjes ekziston më së shumti për gratë, pasi burrat kanë disa arsye që i shtyjnë të mos e marrin këtë vendim në jetën e tyre. Nga një studim i realizuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Shqipëri me një grup të përzgjedhur njerëzish të punësuar në sektorë të ndryshëm rezultoi se vetëm 3% e meshkujve të martuar që kanë një punë preferonin të merrnin leje lindje pasi ishin bërë m fëmijë.

Shkaqet ishin nga më të ndryshme, por më së shumti diskriminimi në punë dhe mosndërprerja e karrierës pasi kishin një punë të mirë, ishin faktorët që i shtynin të mos merrnin leje lindje. 15% e bizneseve mendojnë se nëse një punonjës burrë do të merrte lejen e lindjes do të diskriminohej nga kolegët si psh të ngacmohej, tallej apo të kishte pengesa në promovim. Ndërkohë vetëm 17% e bizneseve në këtë studim deklaruan se kanë rregullore të dedikuara në rast se punonjësit e tyre diskriminohen.

Ligji për përshirjen e burrave në lejen e lindjeve hyri në fuqi në 2015 ku përcaktohet se vetëm kur fëmija të jetë 63 ditësh babai mund të përfitojë lejen e lindjes, kohë që përkon me afatin e përfundimit të raportit të detyrueshëm mjekësor për nënën. Ditët dhe muajt e mbetura mund ti kalojnë bashkëshortit. 6 muajt e parë paguhen me 80% të pages, ndërsa 6 muajt e tjerë me 50% të pagës.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat