Ligj i ri për investimet, çfarë parashikohet të ndryshojë? - Skemë e re ligjore unifikuese, evitohen kostot e shtuara gjyqësore

Qeveria synon që brenda këtij viti të finalizojë ligjin e ri për investimet i cili synon të përditësojë legjislacionin ekzistues të investimeve me standardet ndërkombëtare si dhe të vendosë një skemë të re ligjore të unifikuar dhe konkurruese për të tërhequr investimet e reja vendase dhe të huaja.
Në projektaktet e qeverisë të parashikuara për këtë vit, hartimi ky projektligj synon të zëvendësojë ligjet ekzistuese, ku përfshihet ligji “Për investimet e huaja” dhe ligji “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”. Ndërkohë që parashikohet të sjellë për herë të para barazi dhe mbrojtje të njëjtë si për investimet vendase dhe të huaja, si dhe krijon një mekanizëm më efikas të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në këtë fushë.
Në sqarimet e bëra në projektakt, thuhet se “përmirësimi i legjislacionit në fushën e investimeve sjell një klimë më të favorshme si për investimet vendase dhe të huaja, duke dhënë një efekt pozitiv në ekonominë e vendit me përfitime konkrete si: rrjedhjen e kapitalit shtesë, krijimin e vendeve të reja të punës, duke përfshirë punë të lartë e të kualifikuar, transferimin teknik dhe menaxherial të dijeve, përmirësimin e aksesit në zinxhirin e vlerave ndërkombëtare dhe rrjetet e shpërndarjes së ndërmarrjeve shumëkombëshe etj”.
Ndërsa evidentohet gjithashtu, se miratimi i projektligjit, “Për investimet” ka lindur si domosdoshmëri, pasi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë i jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase, ndërkohë që një korpus i ri ligjor më vete ishte krijuar për investimet strategjike.
Risi në projektligj përbën trajtimi i një mekanizmi të shpejtë brenda pushtetit ekzekutiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që i lindin një investitori me institucionet shtetërore, duke u përpjekur kësisoj të evitohen kostot e shtuara gjyqësore apo të tjera. Ndërkohë që aktualisht ka një nisëm të depozituar në Kuvend për ndryshimin e ligjit të investimeve nga deputetja demokrate Jorida Tabaku.
Elisabeta Dosku/ SCAN

Pse blegtorët po heqin dorë nga bagëtitë? - Ylli: Blegtorët dalin me humbje, ka mungesë interesi
Për të disatin vit radhazi, edhe 2022 është mbyllur me rënie të prodhimit të mishit dhe të qumështit, ecuri kjo që tregon se sektori i blegtorisë po shuhet nga......

Të huajt blejnë shtëpi në Berat e Gjirokastër - Kryebashkiakët: Problem serioz, pronësia e banesave të vjetra
https://www.youtube.com/watch?v=vufwIXIGDMg Të huajt po hedhin sytë nga Gjirokastra dhe Berati, jo vetëm për të pushuar por dhe për të investuar. 2 qytetet......

Pse njeriu më i pasur i Azisë po humbet 36 miliardë dollarë në një muaj?!
Aksionet e shumicës së kompanive Adani Group vazhduan të shihnin humbje të mprehta për të tretin sesion tregtar radhazi, ndërsa kompania u përpoq të......

Fauna, shqetësimi kryesor i shëndetësinë – Korro: 40% e sëmundjeve vijnë nga kafshët e egra
Në 40 vitet e fundit problematikat e shëndetit lidhen me sëmundje që e kanë origjinën nga kafshët e egra. I ftuar në Start, në Scan Tv, pedagogu Kastriot Korro......

SHBA ndalon shitjen e teknologjisë tek kinezët - Vendimi në kuadër të luftës së teknologjisë së lartë mes vendeve
Ashpërsohet lufta e teknologjisë së lartë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, në mënyrë të vecantë ndaj kolosit të telefonave celularë Huawei, që......

Franca sërish në grevë kundër reformës së pensioneve - Këtë herë, ndërpritet prodhimi i energjisë, shkollat dhe transporti publik
Një grevë e dytë mbarëkombëtare në Francë ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike, transportin publik dhe shkollat, në një reagim kundër planeve të......

FMN përmirëson parashikimet për ekonominë globale - Inflacioni nis të zbutet dhe familjet po shpenzojnë më shumë
Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi në rritje parashikimet për ekonominë globale këtë vit, por njëkohësisht paralajmëroi rritjen e mëtejshme të normave të......

Boeing 747 del në “pension” - Mbyllet një kapitull i historisë së aviacionit civil
Boeing përgatitet t’i japë zyrtarisht lamtumirën avionit të saj 747, me dorëzimin e fundit tregtar të avionit që modernizoi fluturimin dhe i shërbu......