Bota Postuar më 31 Janar 2023, 13:05

SHBA ndalon shitjen e teknologjisë tek kinezët - Vendimi në kuadër të luftës së teknologjisë së lartë mes vendeve

Nga SCAN TV
SHBA ndalon shitjen e teknologjisë tek kinezët - Vendimi në

Ashpërsohet lufta e teknologjisë së lartë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, në mënyrë të vecantë ndaj kolosit të telefonave celularë Huawei, që është objekt i sanksioneve të mëparshme nga Shtëpia e Bardhë. Sipas raportimeve të Financial Times, Uashingtoni ka pezulluar dhënin e licencave për eksportet teknologjike të prodhuara në SHBA për Huawei. Lajmi është konfirmuar nga burime të departamentit amerikan të tregtisë, sipas të cilëve qeverisa federale ka vënë në dijeni të vendimit kompani të ndryshme amerikane.

Bëhet fjalë për një përshkallëzim mes dy superfuqive. Në vitin 2019 administrata e ish presidentit amerikan Donald Trump renditi Huawei në një listë të zezë duke ndaluar importet teknologjike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa licenca të dhëna nga qeveria federale. Në mujain tetor të vitit të kaluar administrata e presidentit demokrat Joe Biden e përshkallëzoi dhe më shumë situatën duke vendosur kufizime për eksportin e gjysëmpërcjellësve dhe makinerive për disa grupe kineze. Ky vendim u arsyetua me shqetësimet për sigurinë kombëtare. Sipas disa zyrtarëve amerikanë të sigurisë, kompania teknologjike Shenzen ndihmon qeverinë e Pekinit në spiunazh. Një akuzë që mohohet nga Huawei.

Pavarësisht vendosjes së Huawei-t në listën e zezë të Trump, deprtamenti amerikan i tregtisë vazhdoi të jepte licenca eksportimi për disa shoqëri, mes të cilave dhe Qualcomm e Intel, për të furnizuar Huawei me teknologji që nuk lidhej me rrjetet e telokomunikacionit 5G me shpejtësi të lartë.

Ajo e Biden nuk duket një lëvizje përfundimtare: presidenti amerikan ka ngarkuar Alan Estevez, kreun e zyrës së industrisë dhe sigurisë në departamentin e tregtisë, qëtë analizojë sërish politikat tregtare me Kinën, për të penguar përdorimin e teknologjisë amerikane më zhvillimin e armëve si për shembull.

Nga ana e Kinës, kompania aktualisht e drejtuar nga presidenti Eric Xu ka besim se viti 2023 mund të jetë viti i përmbysjes së kësaj tendence pas rënies së të ardhurave të regjistruar pas pandemisë së Covid. Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen në një moment shumë të rëndsishëm për komoaninë teknologjike, që në vitin 2022 regjistroi të ardhura prej 94 miliard dollarësh, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga SHBA. Ndërsa këtë vit, si shumë sektorë të tjerë, do të përballet me një rënie të konsiderueshme të kërkesës. Analistët shpjegojnë se në vitin 2022 kompania kineze është rritur në degën e infrastrukturës dhe se rënia e bizneseve ka qenë e qëndrueshme në një kohë që zhvillimi i kompanisë vazhdon. Në vitin 2019, me një rekord prej 122 miliard dollarë fitimesh, kompania ishte prodhuesja e parë e telefonave celularë Android në botë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat