Europa Postuar më 31 Janar 2023, 12:57

BE nis përgatitjet për blerjen e përbashkët të gazit - Një kompani do të vlerësojë kërkesat e vendeve

Nga SCAN TV
BE nis përgatitjet për blerjen e përbashkët të gazit -

Bashkimi Europian ka caktuar platformën e gazit ‘Prisma” për të vlerësuar kërkesën kolektive të vendeve për gaz, në një kohë që blloku prej 27 vendesh anëtare vazhdon me planin për të nisur blerjen e përbashkët të gazit.

Komisioni Europian shpreson se blerja e përbashkët e gazit do të ndihmojë Europën të rimbushë rezervat e varfëruara të magazinimit përpara dimrit të ardhshëm dhe të negociojë çmime më të ulëta duke përdorur fuqinë blerëse kolektive të vendeve të BE-së.

Komisioni Europian javën e kaluar nënshkroi një kontratë me ‘Prisma’, e cila është platforma më e madhe e rezervimit të kapaciteteve të BE-së për transportin e gazit, sipas një zëdhënësi të Komisionit Europian i cili konfirmoi lajmin për agjencinë Reuters. ‘Prisma’ do të jetë përgjegjëse për grupimin e nevojave të vendeve për importin e gazit dhe kërkimin e ofertave nga furnizuesit e gazit për të përmbushur këto vëllime.

Brukseli dëshiron që vendet të fillojnë blerjet e para të përbashkëta të gazit para verës dhe të publikojnë sasinë e gazit që vendet duan të blejnë bashkë në fillim të pranverës, për të tërhequr ofertat e furnizimit. Vendet e BE-së duhet të sigurojnë që kompanitë e tyre vendase të marrin pjesë në grumbullimin e kërkesës për gaz, me vëllime të barasvlershme me 15% të gazit të nevojshëm për të mbushur objektet e depozitimit të atij vendi deri në 90% të kapacitetit.

Disa zyrtarë të BE-së kanë thënë se disa kompani të mëdha energjetike kanë shprehur hezitim për t'u bashkuar, pasi ato tashmë mund të negociojnë marrëveshjet e tyre të gazit dhe dyshojnë se skema e BE-së do të shkaktojë çmime më të ulëta.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......