Qeveria miraton fond shtesë për KQZ-në / Shtohen 2.6 miliard lekë për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2023,miratuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023, i shtohet fondi prej:
- a) 1 993 610 933 (një miliard e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre milionë e gjashtëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e tre) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;
- b) 606 389 067 (gjashtëqind e gjashtë milionë e treqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë e shtatë) lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale”, të programit buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.
Efekti financiar i këtij vendimi, përballohet:
- a) 1 800 000 000 (një miliard e tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për përballimin e kostos së zgjedhjeve, miratuar për vitin 2023;
- b) 800 000 000 (tetëqind milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2023.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
SCAN
Sondazh

Dollari amerikan dhe Paundi rikuperojnë pikë ndërsa dobësohet ndjeshëm monedha europiane!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes teksa është blerë sot me 107.2 lekë dhe është shitur me 108.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport......

Nafta humb mbi 2%, zbret poshtë 85 USD - Nafta ruse shkon në tregje, pavarësisht sanksioneve të BE dhe G7
Nafta po ndryshon minimalisht në sesionin e sotëm europian, por gjatë tregtisë amerikane dhe asaj aziatike humbi mbi 2% të vlerës, për shkak se nafta ruse......

Dollari, humbje për të katërtin muaj me radhë - Rezerva Federale pritet t’i japë fund ciklit të rritjes së interesave
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, por dollari amerikan pritet të publikojë humbje për të katërtin muaj me radhë, gjatë......

Bursat europiane, në rënie modeste - Investitorët presin bankat qëndrore dhe PBB në Eurozonë
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, sepse vëmendja e investitorëve është kthyer te takimi i Rezervës Federale, që përfundon të mërkurën,......

Shefi i Financave në IuteCredit: Mbrojmë klientët nga çdo e papritur
I ftuar në emisionin “Vetting” nga Lorenc Rabeta në Scan TV, Shefi i Financave në IuteCredit, Z. Ervin Peçuni u shpreh mbi zhvillimet më të fundit në vend dhe......

Gjermania ‘përqafon’ energjinë e rinovueshme - Do të ndërtojë dy tubacione të gjelbra hidrogjeni me vendet e tjera të BE-së
Menjëherë pas zbulimit të planeve me Norvegjinë për prodhimin dhe transportin e hidrogjenit nën det për të ushqyer termocentralet e saj të ardhshme me gaz,......

Shpronësime në Vlorë – Rreth 206 milion lekë për pronarët që preken nga projekti “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar”
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën, “Për shpronësimin, për......

BE donatori kryesor në vend - Hubert Perr: Lufta ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave është themelore për integrimin e Shqipërisë
Elona Gjylmi: Kujtojmë që është një ndër donatorët kryesorë Lidion, të fondeve të BE dhe fondeve që vijnë në Shqipëri dhe si menaxhohen këto fonde, ku......