Nafta humb mbi 2%, zbret poshtë 85 USD - Nafta ruse shkon në tregje, pavarësisht sanksioneve të BE dhe G7

Nafta po ndryshon minimalisht në sesionin e sotëm europian, por gjatë tregtisë amerikane dhe asaj aziatike humbi mbi 2% të vlerës, për shkak se nafta ruse vijon të shkojë në tregje, pavarësisht sanksioneve. Nafta Brent e Londrës ka rënë poshtë 85 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi. Edhe rritja e interesave nga bankat qëndrore po ushtron presion mbi çmimet.
Norma më të larta interesi përkthehen në një kërkesë më të dobët për naftë. Gjithashtu, tregjet po presin edhe takimin virtual të OPEC dhe aleatëve të tjerë, me në krye Rusinë, i cili zhvillohet ditën e mërkurë. Paneli pritet të mos ndryshojë kuotat e prodhimit, pavarësisht presionit nga Shtëpia e Bardhë dhe shenjave për rimëkëmbjen e kërkesës në Kinë. Në takimin e tetorit të vitit të kaluar, OPEC+ ra dakord të ulë prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, e barabartë me rreth 2% të kërkesës globale.
Kjo marrëveshje do të jetë në fuqi deri në nëntor të vitit 2023. Ndërkohë, Rusia vijon të furnizojë tregjet globale, pavarësisht embargos dhe tavanit të çmimeve të vendosura në Bashkimi Europian dhe G7-a, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
SCAN
Sondazh

Dollari, humbje për të katërtin muaj me radhë - Rezerva Federale pritet t’i japë fund ciklit të rritjes së interesave
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, por dollari amerikan pritet të publikojë humbje për të katërtin muaj me radhë, gjatë......

Bursat europiane, në rënie modeste - Investitorët presin bankat qëndrore dhe PBB në Eurozonë
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, sepse vëmendja e investitorëve është kthyer te takimi i Rezervës Federale, që përfundon të mërkurën,......

Shefi i Financave në IuteCredit: Mbrojmë klientët nga çdo e papritur
I ftuar në emisionin “Vetting” nga Lorenc Rabeta në Scan TV, Shefi i Financave në IuteCredit, Z. Ervin Peçuni u shpreh mbi zhvillimet më të fundit në vend dhe......

Gjermania ‘përqafon’ energjinë e rinovueshme - Do të ndërtojë dy tubacione të gjelbra hidrogjeni me vendet e tjera të BE-së
Menjëherë pas zbulimit të planeve me Norvegjinë për prodhimin dhe transportin e hidrogjenit nën det për të ushqyer termocentralet e saj të ardhshme me gaz,......

Shpronësime në Vlorë – Rreth 206 milion lekë për pronarët që preken nga projekti “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar”
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën, “Për shpronësimin, për......

BE donatori kryesor në vend - Hubert Perr: Lufta ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave është themelore për integrimin e Shqipërisë
Elona Gjylmi: Kujtojmë që është një ndër donatorët kryesorë Lidion, të fondeve të BE dhe fondeve që vijnë në Shqipëri dhe si menaxhohen këto fonde, ku......

Një tender i pazakontë në Durrës! - Detajim ekstrem i kritereve për akomodimin e dy menaxherëve
Kur vjen fjala te mikpritja, shqiptarët padyshim krenohen me këtë fakt. E duket se ky element është mbievidentuar në një tender të shpallur nga Spitali Rajonal......

“Ekonomia në tkurrje, kujdes PPP-të e garancitë shtetërore” - Raporti i Ndërmjetëm 2022-2023 i BERZH: Rritja 3% e PBB, shkak kryesor inflacioni
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që ekonomia shqiptare të ngadalësohet në vitin 2023, pas një zhvillimi pozitiv mbi pritshmëritë menjëherë......