Europa Postuar më 31 Janar 2023, 10:17

Bursat europiane, në rënie modeste - Investitorët presin bankat qëndrore dhe PBB në Eurozonë

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në rënie modeste - Investitorët presin bankat

Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, sepse vëmendja e investitorëve është kthyer te takimi i Rezervës Federale, që përfundon të mërkurën, ndërsa të enjten do të jetë Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë që pritet të rrisin normën bazë të interesit me 50 pikë bazë.

Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.2%, ndërsa sektori minerar kryeson humbjet, në rënie me rreth 0.7%. gjithashtu, investitorët po presin edhe të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në Eurozonë, për tremujorin e katërt të vitit 2022 dhe inflacionin në Gjermani dhe Francë, që do të publikohet më vonë gjatë ditës së sotme. Edhe shumica e tregjeve aziatike patën një performancë mikse, gjatë sesionit të sotëm.

Përsa i përket korporatave, fitimet neto të UniCredit rezultuan në 2.46 miliardë euro në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, rreth dyfish më shumë se parashikimet e analistëve për fitime prej 1.1 miliardë euro. Gjithashtu, banka tha se do të shpërndajë 5.25 miliardë euro për investitorët, pasi realizoi fitimet më të mëdha në një dekadë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat