Shefi i Financave në IuteCredit: Mbrojmë klientët nga çdo e papritur

I ftuar në emisionin “Vetting” nga Lorenc Rabeta në Scan TV, Shefi i Financave në IuteCredit, Z. Ervin Peçuni u shpreh mbi zhvillimet më të fundit në vend dhe Evropë, në lidhje me kushtet e kredive dhe industrinë e mikrofinancave.
Ditët e fundit Banka e Shqipërisë lajmëroi zbatimin e një norme efikase interesi maksimal, ose siç njihet gjerësisht si norma tavan, për kreditë konsumatore. Me premisën e ruajtjes së balancave të shëndetshme në tregun financiar, kjo lëvizje në fakt është perceptuar nga institucionet e mikrokredisë si një “betejë” e bërë vetëm në fushën e tyre, duke sjellë një favorizim të institucioneve bankare.
Në bisedën e tij me gazetarin Rabeta, Z. Peçuni u shpreh se industria e mikrokredive vitet e fundit ka ndjerë shumë ndikimin e pandemisë, konfliktet në Evropën Lindore, duke shtuar koston që IuteCredit duhet të paguajë kur vetë kompania del në treg për të marrë kreditë. Ai deklaroi se ndër vite janë ndjekur politika paravepruese për të reduktuar impaktin që zhvillime të tilla kanë te kompania dhe klientët e saj, por lëvizja e fundit e Bankës së Shqipërisë, ishte një shtrenjtim i radhës i produkteve nga 60,000 deri në 200.000 lekë. Këto janë disa nga kreditë kryesore me të cilat operon tregu i mikrofinancës dhe tashmë ky treg futet në kushte të pabarabarta me tregun bankar, të cilat nuk i kanë zëra kryesorë në portfolin e tyre të ofertës.
Peçuni diskutoi edhe rritjen e EuriBor, duke siguruar edhe një here klientët se ky disavantazh që klientët e bankave do të ndjejnë në interesat e tyre të kredive, nuk është një e papritur që e ndjejnë klientët e IuteCredit.
Ndërsa analizoi dhe shifrat përmbyllëse të vitit 2022, Shefi i Financave të IuteCredit u shpreh se investimi në digjitalizim, masat e ndërmarra IuteCredit Group dhe një seri faktorësh pozitiv në operacione, kanë siguruar një performancë pozitive për IuteCredit, duke qenë edhe më pozitive qasja për vitin që nisi.
Për këtë vit Z. Peçuni u shpreh se investime të dedikuara do të kryen në teknologji duke lehtësuar edhe më tej jetën e klientëve, por duke ruajtur edhe një element tepër favorizues në treg, siç është automatizimi dhe shkurtimi i veprimeve dhe ruajtja e të dhënave të klientëve.
Sondazh

Gjermania ‘përqafon’ energjinë e rinovueshme - Do të ndërtojë dy tubacione të gjelbra hidrogjeni me vendet e tjera të BE-së
Menjëherë pas zbulimit të planeve me Norvegjinë për prodhimin dhe transportin e hidrogjenit nën det për të ushqyer termocentralet e saj të ardhshme me gaz,......

Shpronësime në Vlorë – Rreth 206 milion lekë për pronarët që preken nga projekti “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar”
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën, “Për shpronësimin, për......

BE donatori kryesor në vend - Hubert Perr: Lufta ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave është themelore për integrimin e Shqipërisë
Elona Gjylmi: Kujtojmë që është një ndër donatorët kryesorë Lidion, të fondeve të BE dhe fondeve që vijnë në Shqipëri dhe si menaxhohen këto fonde, ku......

Një tender i pazakontë në Durrës! - Detajim ekstrem i kritereve për akomodimin e dy menaxherëve
Kur vjen fjala te mikpritja, shqiptarët padyshim krenohen me këtë fakt. E duket se ky element është mbievidentuar në një tender të shpallur nga Spitali Rajonal......

“Ekonomia në tkurrje, kujdes PPP-të e garancitë shtetërore” - Raporti i Ndërmjetëm 2022-2023 i BERZH: Rritja 3% e PBB, shkak kryesor inflacioni
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që ekonomia shqiptare të ngadalësohet në vitin 2023, pas një zhvillimi pozitiv mbi pritshmëritë menjëherë......

ARRSH shpall fituesin për projektin e bypass-it të Elbasanit - TENDERI/ Vlera 81.46 milion lekë, “skualifikohen” 4 kompanitë me oferta më të ulta
Me një vlerë prej 81.46 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të hartojë projektin e bypassit të Elbasanit. Në garë morën......

ChatGPT dhe pikëpyetjet rreth tij - Aplikacioni i softuerëve i krijuar për të imituar biseda të ngjashme me njeriun
ChatGPT i Inteligjencës Artificiale të Hapur, është një aplikacion softuerësh i krijuar për të imituar biseda të ngjashme me njeriun, bazuar në kërkesat e......

Tkurret ekonomia gjermane - Berlini “shkëputet” nga Kina dhe i drejtohet Amerikës Latine
Ekonomia gjermane pësoi një tkurrje të papritur në tremujorin e katërt, një shenjë që paralajmëron se ekonomia më e madhe e Europës mund të jetë duke hyrë në......