Bota Postuar më 31 Janar 2023, 10:19

Dollari, humbje për të katërtin muaj me radhë - Rezerva Federale pritet t’i japë fund ciklit të rritjes së interesave

Nga SCAN TV
Dollari, humbje për të katërtin muaj me radhë - Rezerva

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, por dollari amerikan pritet të publikojë humbje për të katërtin muaj me radhë, gjatë janarit. Investitorët po presin takimet e bankave qëndrore më të mëdha të botës, të cilat do të rrisin normën bazë të interesit. Rezerva Federale në SHBA do të jetë e para që do të marrë vendimet mbi politikat monetare dhe analistët parashikojnë se norma bazë e interesit do të rritet me 25 pikë bazë.

Të enjten do të jetë vendimmarrja e Bankës Qendrore Europiane, e cila pritet të rrisë normën bazë të interesit me 50 pikë bazë. Euro po tregtohet në rreth 1.085 dollarë, ndërsa gjatë këtij muaji ka fituar rreth 1.3% të vlerës. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102, shumë pranë nivelit më të ulët në 8 muajt e fundit prej 102.5.

Gjithashtu, investitorët po presin edhe të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë kësaj jave. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet pranë 23 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1580 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...