Bankat qendrore zgjedhin të blejnë më shumë ar - Në vitin 2022 u ble një sasi ari rekord që nga 1967

Bankat qendrore shtuan 1.136 ton ar me vlerë rreth 70 miliardë dollarë në rezervat e tyre gjatë vitit 2022. Kjo është një sasi rekord prej vitit 1967 sipas konfirmimit të këshillit botëror të arit.
Të dhënat nënvizojnë një ndryshim në qëndrimet ndaj blerjes së arit që nga vitet 1990 dhe 2000 kur bankat qendrore, në mënyrë të veçantë ato në Europën Perëndimore që zotërojnë shumë shufra ari dhe shisnin qindra ton të tilla në vit.
Që nga koha e krizës financiare në periudhën 2008 - 2009, bankat europiane ndaluan shitjen dhe një numër në rritje i ekonomive në zhvillim si Rusia, Turqia dhe India vazhduan të blinin. Bankat qendrore e pëlqejnë arin sepse pritet të ruajë vlerën e tij në kohë të trazuara dhe ndryshe nga monedhat dhe obligacionet, ai nuk mbështetet në asnjë emetues, apo qeveri.
Ari gjithashtu u mundëson bankave qendrore të diversifikohen larg nga aktivet si thesaret e SHBA-së dhe dollari. Analistët e Këshillit Botëror të Arit e konsiderojnë situatën si vazhdimin e një tendence. Një nga shtytësit kryesorë të saj është situata e krijuar vitin e kaluar në frontin gjeopolitik dhe atë makroekonomik që krijoi shumë pasiguri dhe paqëndrueshmëri.
Blerja u ul gjatë pandemisë së koronavirusit, por u përshpejtua në gjysmën e dytë të 2022, me bankat qendrore që blenë 862 ton midis korrikut dhe dhjetorit.
Bankat, duke përfshirë ato të Turqisë, Kinës, Egjiptit dhe Katarit thanë se blenë ar vitin e kaluar. Por rreth dy të tretat e arit të blerë nga bankat qendrore vitin e kaluar nuk u raportuan publikisht. Bankat që nuk kanë publikuar rregullisht informacione për ndryshimet në rezervat e tyre të arit janë ato të Kinës dhe Rusisë.
Blerjet e bankave qendrore çuan kërkesën totale globale për arin vitin e kaluar në 4.741 ton, 18% më shumë nga viti 2021 dhe më e larta për çdo vit që nga 2011.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Norvegjia zbulon një sasi të madhe mineralesh dhe tokash të rralla në shtratin e saj të detit!
Një studim norvegjez ka gjetur një sasi "të konsiderueshme" të metaleve dhe mineraleve që variojnë nga bakri tek toka të rralla në shtratin e detit të saj të......

'Kredo Finance' merr çmimin kompania lider në sektorin e mikrofinancës!
Viti 2023 nis me emocionet më pozitive dhe dashamirëse. Në mbylljen e një cikli 5 vjeçar absolutisht të suksesshëm 'Kredo Finance' pranon me përzemërsinë......

Bordi i Transparencës – Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

"Prices will continue the downward trend in 2023!" BSH Governor: Despite the challenges, household and business balances will be positive
Present at the presentation of the EBRD Interim Report, The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, remained positive in his economic forecasts for this......

Europianët janë më ‘pijanecët’ në botë – Ku renditet Shqipëria?!
Nëse mendoni se europianët pinë shumë, mendja juaj është e saktë: njerëzit në të gjithë kontinentin konsumojnë më shumë alkool se në çdo pjesë tjetër të botës.......

FMN përmirëson parashikimin ekonomik për eurozonën dhe Rusinë!
Perspektiva e një recesioni në eurozonë po zbehet pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) përmirësoi në mënyrë të moderuar parashikimin e tij ekonomik për......

Qeveria miraton fond shtesë për KQZ-në / Shtohen 2.6 miliard lekë për organizimin e zgjedhjeve për organet e vetëqeverisjes vendore
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur për një shtesë fondi në buxhetin e vitit......

Dollari amerikan dhe Paundi rikuperojnë pikë ndërsa dobësohet ndjeshëm monedha europiane!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes teksa është blerë sot me 107.2 lekë dhe është shitur me 108.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport......