Boeing 747 del në “pension” - Mbyllet një kapitull i historisë së aviacionit civil

Boeing përgatitet t’i japë zyrtarisht lamtumirën avionit të saj 747, me dorëzimin e fundit tregtar të avionit që modernizoi fluturimin dhe i shërbu presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Fluturimi i parë tregtar ishte ai me kompaninë PanAM, në 22 janar 1970 nga Uashingtoni në Londër.
Boeing konfirmoi fundin e prodhimit të këtij avioni me katër motorë, pas 50 vitesh, për t’iu kushtuar prodhimit të avionëve të linjës me dy motorë, të cilët janë më ekonomikë për sa i përket konsumit të karburantit.
Shumë kompani, për të kursyer përballë mungesës së pasagjerëve gjatë pandemisë së Covid, mbajtën në tok modelet shumë të kushtueshme 747 dhe nuk i përdorën më. Gjithësesi më shumë se 300 avionë të këtij modeli janë konvertuar më kargo dhe përdoren në të gjithë botën. Për të konfirmuar faktin që ky model mbetet një ikonë duhet përmendur se Air Force One, avioni i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një Boeing 747.
Mijëra të punësuar, aktualisht dhe në të kaluarën, u mblodhën pranë fabrikës së Boeing në Everett, Uashington, në pjesën veri perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një lamtumirë përfundimtare.
Flota ekzistuese e avionëve do të fluturojë ende për dekada por duke hequr dorë nga pridhimi i 747 pas më shumë se 50 vitesh që nga fluturimi i parë i avionit, Boeing mbyll një kapitull të historisë së aviacionit civil.
Në 55 vjet, avioni i parë me korridor të dyfishtë në botë, ka fluturuar me ngjyrat e e më shumë se 100 kompanive ajrore. Duke transportuar 360 pasagjerë në versionin e parë të 1970-ës, versioni pas tij 747 – 8 u certifikua për një numër pasagjerësh deri në 605 maksimumi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BE nis përgatitjet për blerjen e përbashkët të gazit - Një kompani do të vlerësojë kërkesat e vendeve
Bashkimi Europian ka caktuar platformën e gazit ‘Prisma” për të vlerësuar kërkesën kolektive të vendeve për gaz, në një kohë që blloku prej 27 vendesh anëtare......

Bankat qendrore zgjedhin të blejnë më shumë ar - Në vitin 2022 u ble një sasi ari rekord që nga 1967
Bankat qendrore shtuan 1.136 ton ar me vlerë rreth 70 miliardë dollarë në rezervat e tyre gjatë vitit 2022. Kjo është një sasi rekord prej vitit 1967 sipas......

Norvegjia zbulon një sasi të madhe mineralesh dhe tokash të rralla në shtratin e saj të detit!
Një studim norvegjez ka gjetur një sasi "të konsiderueshme" të metaleve dhe mineraleve që variojnë nga bakri tek toka të rralla në shtratin e detit të saj të......

'Kredo Finance' merr çmimin kompania lider në sektorin e mikrofinancës!
Viti 2023 nis me emocionet më pozitive dhe dashamirëse. Në mbylljen e një cikli 5 vjeçar absolutisht të suksesshëm 'Kredo Finance' pranon me përzemërsinë......

Bordi i Transparencës – Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

"Prices will continue the downward trend in 2023!" BSH Governor: Despite the challenges, household and business balances will be positive
Present at the presentation of the EBRD Interim Report, The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, remained positive in his economic forecasts for this......

Europianët janë më ‘pijanecët’ në botë – Ku renditet Shqipëria?!
Nëse mendoni se europianët pinë shumë, mendja juaj është e saktë: njerëzit në të gjithë kontinentin konsumojnë më shumë alkool se në çdo pjesë tjetër të botës.......

FMN përmirëson parashikimin ekonomik për eurozonën dhe Rusinë!
Perspektiva e një recesioni në eurozonë po zbehet pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) përmirësoi në mënyrë të moderuar parashikimin e tij ekonomik për......