Franca sërish në grevë kundër reformës së pensioneve - Këtë herë, ndërpritet prodhimi i energjisë, shkollat dhe transporti publik

Një grevë e dytë mbarëkombëtare në Francë ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike, transportin publik dhe shkollat, në një reagim kundër planeve të qeverisë për t'i bërë njerëzit të punojnë më gjatë përpara daljes në pension.
Sindikatat, që kanë zhvilluar tubime proteste në të gjithë Francën, duan të vazhdojnë presionin ndaj qeverisë dhe shpresojnë të përsërisin pjesëmarrjen e madhe si ditën e parë kombëtare të protestës më 19 janar.
Atë ditë, më shumë se një milion njerëz marshuan kundër shtyrjes së moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç dhe përshpejtimit të një vonese të planifikuar në moshën e pranueshme për pension të plotë. Ata e konsiderojnë reformën në fjalë si të padrejtë dhe brutale dhe se lëvizja e moshës së daljes në pension në 64 vjeç po çon vendin një hap prapa në aspektin social.
Vetëm një në tre trena me shpejtësi të lartë udhëtuan gjatë ditës dhe akoma më pak trena lokalë dhe rajonalë ishin në dizpocion të pasagjerëve, ndërsa metroja e Parisit ndaloi plotësisht çdo aktivitet.
Gjysma e mësuesve të shkollave fillore nuk u paraqitën në vendet e punës sipas sindikatave të tyre, ndërsa stafi i rafinerisë së naftës dhe punëtorët në sektorë të tjerë, duke përfshirë radiot dhe televizionet publike, që transmetuan muzikë në vend të programeve dhe lajmeve, gjithashtu u bënë pjesë e grevës.
Furnizimi me energji u ul me 4.4%, ose 2.9 gigavat, pasi punëtorët në reaktorët bërthamorë dhe termocentrale iu bashkuan grevës.
TotalEnergies tha se nuk kishte asnjë dërgesë të produkteve të naftës për shkak të grevës, duke shtuar se pompat e benzinës ishin plotësisht të furnizuara dhe se nevojat e klientëve po plotësoheshin.
Sondazhet e fundit tregojnë se shumica e francezëve e kundërshtojnë reformën, por presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria e tij synojnë të qëndrojnë në pozicionin e tyre. Një ditë më parë kreu i shtetit u shpreh se reforma është “jetike” për të siguruar që sistemi i pensioneve të vazhdojë të funksionojë.
Shtyrja e moshës së daljes në pension me dy vjet dhe zgjatja e periudhës së pagesës do të jepte 17.7 miliardë euro shtesë në kontribute pensionale vjetore, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punës. Sindikatat thonë se ka mënyra të tjera për ta bërë këtë, të tilla si taksimi i super të pasurve ose t'u kërkohet punëdhënësve apo pensionistëve të pasur të kontribuojnë më shumë.
Qeveria bëri disa lëshime në projektligj, të tilla si caktimi i moshës së re të pensionit në 64 vjeç në vend të premtimit të fushatës së Macron prej 65, si dhe duke rënë dakord për një pension minimal prej 1200 euro në muaj për të gjithë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

FMN përmirëson parashikimet për ekonominë globale - Inflacioni nis të zbutet dhe familjet po shpenzojnë më shumë
Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi në rritje parashikimet për ekonominë globale këtë vit, por njëkohësisht paralajmëroi rritjen e mëtejshme të normave të......

Boeing 747 del në “pension” - Mbyllet një kapitull i historisë së aviacionit civil
Boeing përgatitet t’i japë zyrtarisht lamtumirën avionit të saj 747, me dorëzimin e fundit tregtar të avionit që modernizoi fluturimin dhe i shërbu......

BE nis përgatitjet për blerjen e përbashkët të gazit - Një kompani do të vlerësojë kërkesat e vendeve
Bashkimi Europian ka caktuar platformën e gazit ‘Prisma” për të vlerësuar kërkesën kolektive të vendeve për gaz, në një kohë që blloku prej 27 vendesh anëtare......

Bankat qendrore zgjedhin të blejnë më shumë ar - Në vitin 2022 u ble një sasi ari rekord që nga 1967
Bankat qendrore shtuan 1.136 ton ar me vlerë rreth 70 miliardë dollarë në rezervat e tyre gjatë vitit 2022. Kjo është një sasi rekord prej vitit 1967 sipas......

Norvegjia zbulon një sasi të madhe mineralesh dhe tokash të rralla në shtratin e saj të detit!
Një studim norvegjez ka gjetur një sasi "të konsiderueshme" të metaleve dhe mineraleve që variojnë nga bakri tek toka të rralla në shtratin e detit të saj të......

'Kredo Finance' merr çmimin kompania lider në sektorin e mikrofinancës!
Viti 2023 nis me emocionet më pozitive dhe dashamirëse. Në mbylljen e një cikli 5 vjeçar absolutisht të suksesshëm 'Kredo Finance' pranon me përzemërsinë......

Bordi i Transparencës – Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

"Prices will continue the downward trend in 2023!" BSH Governor: Despite the challenges, household and business balances will be positive
Present at the presentation of the EBRD Interim Report, The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, remained positive in his economic forecasts for this......