Bota Postuar më 31 Janar 2023, 13:01

FMN përmirëson parashikimet për ekonominë globale - Inflacioni nis të zbutet dhe familjet po shpenzojnë më shumë

Nga SCAN TV
FMN përmirëson parashikimet për ekonominë globale -

Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi në rritje parashikimet për ekonominë globale këtë vit, por njëkohësisht paralajmëroi rritjen e mëtejshme të normave të interesit. Kjo pasi pushtimi rus i Ukrainës ende po jep pasoja të konsiderueshme në aktivitetet ekonomike.

Në përditësimin e fundit ekonomik, FMN bëri të ditur se ekonomia globale do të rritet me 2.9% këtë vit – që përfaqëson 0.2 pikë përqindje përmirësim nga parashikimi fillestar në muajin tetor vitin e kaluar. Gjithësesi, kjo shifër përfaqëson një rënie nga një zgjerim prej 3.4% në vitin 2022.

Gjithashtu është rivlerësuar dhe parashikimi për vitin 2024 që është ulur në 3.1%.

Në një deklaratë të publikuar, FMN sqaron se rritja do të mbetet e dobët në krahasim me standartet historike, në një kohë që lufta ndaj inflacionit dhe ajo e Rusisë në Ukrainë vazhdijnë të ndikojnë.

Vlerësimet rezultuan më pozitive në ekonominë globale dhe për shkak të situatave më të mirs se parashikimet në vende të ndryshme, si për shembull në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rritja ekonomike dha shifra surprizuese në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, me tregje të forcuar të punës, konsum në rritje të familjeve dhe investime nga bizneset. Por kryesisht dhe nga përballimi më i mirë seç pritej i krizës energjetike në Europë.

Përvec kësaj, Kina konfirmoi rihapjen e ekonomisë së saj pas rregullave të ashpra kundër Covid, gjë që pritet të kontribuojë në një rritje dhe më të madhe të ekonomisë globale. Një dollar më i dobët amerikan gjithashtu ka rritur perspektivat për vendet në zhvillim, të cilat kanë borxhe në këtë valutë.

Gjithsesi, panorama e përgjithshme nuk është dhe aq pozitive. Drejtoresha e FMN - së, Kristalina Georgieva, paralajmëroi në fillim të janarit se ekonomia nuk ishte aq keq sa mendohej, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është në gjendje të mirë. Ajo shtoi se duhet treguar kujdes.

Llogaritjet e FMN tregojnë se rreth 84% e vendeve do të përjetojnë një inflacion më të ulët këtë vit në krahasim me 2022 - shin. Por, gjithsesi parashikohet një nivel mesatar prej 6.6% në vitin 2023 dhe 4.3% vitin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë një nga prioritetet kryesore të politikës se saj mbetet fakti që bankat qendrore të vazhdojnë të trajtojnë rritjen e çmimeve të konsumit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat