Të huajt blejnë shtëpi në Berat e Gjirokastër - Kryebashkiakët: Problem serioz, pronësia e banesave të vjetra

https://www.youtube.com/watch?v=vufwIXIGDMg
Të huajt po hedhin sytë nga Gjirokastra dhe Berati, jo vetëm për të pushuar por dhe për të investuar. 2 qytetet sëbashku tërhoqën rreth 600 mijë turistë gjatë 2022, një pjesë e të cilëve po rikthehen si investitorë.
“Ka biznese dhe ka sidomos qytetarë greke, megjithëse është më afër dhe është në kufi, që janë të interesuar, që vijnë këtu, që operojnë në vendet e tyre, dhe në qytetet e tyre në fushën e turizmit. Qytete si Janina apo qytete si Korfuzi" u shpreh kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.
"Kemi të huaj të cilët blejnë shtëpi në lagje muzeale, ku kemi ca raste që janë shkrimtarëq, poetë të huaj të cilët kanë blerë shtëpi në lagjet muzeale dhe i përdorin për 4-5 muaj në vit, ku vijnë e qëndrojnë në qytetin e Beratit” u shpreh kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo.
Por të huajt e vendasit të cilët duan të blejnë prona në Gjirokastër e Berat, po hasin në një problem serioz, atë të pronësisë. Këtë e konfirmuan kryebashkiakët Demo e Golemi, për emisionin Scan Update.
"Lagjet Muzeale kane specifikat e tyre, përsa i përket problemeve me pronësinë, sidomos duke i'u referuar pronave të cilat janë të trashëguara, kanë një numër shumë të madh trashëgimtarësh dhe shpeshherë është shumë e vështirë që ata të gjejnë gjuhën përsa i përket zhvillimit të pronave" vijoi Golemi.
“Kur flasim për nbdërtesa, banesa që janë edhe në zonën histrorike, është shumëfishuar vlera e tyre në treg. Një objekt zotërohet nga 20 ose 30 pronarë edhe më shumë. Janë ok 19 të parët, i 20-i është kundër dhe vazhdojnë këto objekte të ngelen peng, edhe pse ka një kërkesë vërtet të shtuar” u shpreh Demo.
Një paketë e përbashkët turistike është në planet e afërta të dy bashkive. Por deri atëherë po priten investime të metjeshme në infrastrukturë. Gjatë 2022 rreth 13 milion turistë vizituan Shqipërinë, ndër ta rreth 7.5 milion ishin të huaj të huaj.
Blerta Lata/ SCAN
Sondazh

Pse njeriu më i pasur i Azisë po humbet 36 miliardë dollarë në një muaj?!
Aksionet e shumicës së kompanive Adani Group vazhduan të shihnin humbje të mprehta për të tretin sesion tregtar radhazi, ndërsa kompania u përpoq të......

Fauna, shqetësimi kryesor i shëndetësinë – Korro: 40% e sëmundjeve vijnë nga kafshët e egra
Në 40 vitet e fundit problematikat e shëndetit lidhen me sëmundje që e kanë origjinën nga kafshët e egra. I ftuar në Start, në Scan Tv, pedagogu Kastriot Korro......

SHBA ndalon shitjen e teknologjisë tek kinezët - Vendimi në kuadër të luftës së teknologjisë së lartë mes vendeve
Ashpërsohet lufta e teknologjisë së lartë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, në mënyrë të vecantë ndaj kolosit të telefonave celularë Huawei, që......

Franca sërish në grevë kundër reformës së pensioneve - Këtë herë, ndërpritet prodhimi i energjisë, shkollat dhe transporti publik
Një grevë e dytë mbarëkombëtare në Francë ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike, transportin publik dhe shkollat, në një reagim kundër planeve të......

FMN përmirëson parashikimet për ekonominë globale - Inflacioni nis të zbutet dhe familjet po shpenzojnë më shumë
Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi në rritje parashikimet për ekonominë globale këtë vit, por njëkohësisht paralajmëroi rritjen e mëtejshme të normave të......

Boeing 747 del në “pension” - Mbyllet një kapitull i historisë së aviacionit civil
Boeing përgatitet t’i japë zyrtarisht lamtumirën avionit të saj 747, me dorëzimin e fundit tregtar të avionit që modernizoi fluturimin dhe i shërbu......

BE nis përgatitjet për blerjen e përbashkët të gazit - Një kompani do të vlerësojë kërkesat e vendeve
Bashkimi Europian ka caktuar platformën e gazit ‘Prisma” për të vlerësuar kërkesën kolektive të vendeve për gaz, në një kohë që blloku prej 27 vendesh anëtare......

Bankat qendrore zgjedhin të blejnë më shumë ar - Në vitin 2022 u ble një sasi ari rekord që nga 1967
Bankat qendrore shtuan 1.136 ton ar me vlerë rreth 70 miliardë dollarë në rezervat e tyre gjatë vitit 2022. Kjo është një sasi rekord prej vitit 1967 sipas......