Rama dhe Balluku inspektojnë punimet në tunelin e Llogarasë!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, së bashku me Zv/Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për të parë nga afër ecurinë e deritanishme të punimeve, kur tashmë ka përfunduar procesi i gërmimit në tunelin kryesor prej 5.99 kilometrash, ndërkohë që krahas tij do të jetë edhe një tunel emergjence me gjatësi 6.04 km.
Sipas njoftimit për media tuneli kryesor do të jetë i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës. Gjithashtu tuneli është i pajisur në secilën anë me trotuare 1.17 m të gjerë. Tuneli kryesor është 7.70 m i gjerë dhe 4.70 m i lartë, si dhe i pajisur me sistem ajrimi, si dhe me një sistem të kullimit të urave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore. Përgjatë tunelit të trafikut ka 11 kalime lidhëse tërthore me tunelin e emergjencës, 5 janë për mjetet dhe 6 për këmbësorët.
“Pavarësisht se kemi hasur dhe këtu disa probleme gjeologjike momentet e fundit për sa i përket një kaverne e cila ka pasur një gjatësi 25 m dhe 30 metra në tavan. Megjithatë janë ezauruar të gjitha problemet dhe tashmë sot kemi perden e fundit për të hedhur dhe për tu hapur tuneli,” theksoi Balluku.
Sipas saj aktualisht nga ana tjetër e tunelit kryesor ka nisur armatimi i betonit diku te 680 metra dhe lartësia e tunelit kryesor është 4. 7 m ndërkohë që gjerësia e gjithë rrugës 7.7 m. 1.7 m janë të vendosura si trotuar për të gjitha rastet e emergjencës siç parashikohet në kodin e sigurisë. “Kështu që pjesa tjetër, pra 6 m, do të jenë në dispozicion për tu përdorur nga automjetet, pra dy korsitë plus korsinë e shpejtësisë,” detajoi Ministrja Balluku e cila shtoi se synimi është që vepra te dorëzohet ne verën e vitit te ardhshëm.
“Ne do e dorëzojmë veprën në 10 gusht 2024. Nuk duam të zotohemi sepse veprat infrastrukturore kanë gjithmonë të papritura. Synimi ynë është që në sezonin e 2024, pra 1 qershorin e 2024 e gjithë vepra, pra 7. 4 km sepse 6 km është tuneli dhe 1. 4 janë rrugët ndihmëse dhe lidhëse, urat që do të lidhen direkt me pjesën e Palasës të jene gati në 1 qershor dhe operative për qytetarët”, u shpreh ajo.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

A ofrohet falas Programi i Kodimit? - Vëzhgimi: Kurset variojnë nga 50 mijë lekë deri në 4500 euro!
SCAN ndërmori procedurën e aplikimit për këtë program. Ajo që rezulton është se për një kurs hyrje në programim, të rinjtë duhet të paguajnë një vlerë prej 50......

Kursimi nga matësit inteligjentë të energjisë - Studimi i ERE: Në zonën pilot të Kasharit humbjet në rrjet u reduktuan në 7.5%
Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar një studim mbi konsumin e energjisë elektrike dhe sjelljen konsumatore, duke kryer vlerësime mbi mundësinë e......

Ligj i ri për investimet, çfarë parashikohet të ndryshojë? - Skemë e re ligjore unifikuese, evitohen kostot e shtuara gjyqësore
Qeveria synon që brenda këtij viti të finalizojë ligjin e ri për investimet i cili synon të përditësojë legjislacionin ekzistues të investimeve me standardet......

Pse blegtorët po heqin dorë nga bagëtitë? - Ylli: Blegtorët dalin me humbje, ka mungesë interesi
Për të disatin vit radhazi, edhe 2022 është mbyllur me rënie të prodhimit të mishit dhe të qumështit, ecuri kjo që tregon se sektori i blegtorisë po shuhet nga......

Të huajt blejnë shtëpi në Berat e Gjirokastër - Kryebashkiakët: Problem serioz, pronësia e banesave të vjetra
https://www.youtube.com/watch?v=vufwIXIGDMg Të huajt po hedhin sytë nga Gjirokastra dhe Berati, jo vetëm për të pushuar por dhe për të investuar. 2 qytetet......

Pse njeriu më i pasur i Azisë po humbet 36 miliardë dollarë në një muaj?!
Aksionet e shumicës së kompanive Adani Group vazhduan të shihnin humbje të mprehta për të tretin sesion tregtar radhazi, ndërsa kompania u përpoq të......

Fauna, shqetësimi kryesor i shëndetësinë – Korro: 40% e sëmundjeve vijnë nga kafshët e egra
Në 40 vitet e fundit problematikat e shëndetit lidhen me sëmundje që e kanë origjinën nga kafshët e egra. I ftuar në Start, në Scan Tv, pedagogu Kastriot Korro......

SHBA ndalon shitjen e teknologjisë tek kinezët - Vendimi në kuadër të luftës së teknologjisë së lartë mes vendeve
Ashpërsohet lufta e teknologjisë së lartë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, në mënyrë të vecantë ndaj kolosit të telefonave celularë Huawei, që......