Kursimi nga matësit inteligjentë të energjisë - Studimi i ERE: Në zonën pilot të Kasharit humbjet në rrjet u reduktuan në 7.5%

Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar një studim mbi konsumin e energjisë elektrike dhe sjelljen konsumatore, duke kryer vlerësime mbi mundësinë e kursimit. Në këtë kuadër, janë nxjerrë të dhëna konkrete edhe mbi sistemet e matjes inteligjente, që gjithsesi në vendin tonë mbeten të kufizuar.
Këto sisteme mundësojnë merrjen e informacionit rreth konsuimit të energjisë, fuqisë në kohë reale, duke u proçesuar më pas në një platformë menaxhimi të këtyre të dhënave. ERE ka marrë në studim projektin “pilot” të zhvilluar nga OSSH, në fiderin F7 dhe F8 të zonës së Kasharit, ndërsa sipas të dhënave rezulton se këta matës mundësuan reduktimin e humbjeve në shpërndarje të energjisë elektrike të asaj zone përgjegjësie, duke shkuar në nivelin e standardeve dhe normave të lejuara në rreth 7,5 %.
Teksa vlerëson mundësitë që ofrojnë sistemi i matjes Smart, ERE nxjerr në pah përfitimet që vijnë për konsumatorët familjarë. “Nëse instalimi i Matësave inteligjentë çon në një reduktim të konsumit të energjisë elektrike, ai do të rrisë të ardhurat e disponueshme të konsumatorit, të cilat më pas mund të përdoren për të blerë mallra ose shërbime të tjera që kërkojnë energji”, - thuhet ndër të tjera në studim.
Po ashtu, kjo mund të çojë në mundësi të reja që mund të kanalizohen në një llogari që mund të financojë rinovimin e shtëpisë ose masa të tjera të Efiçencës së Energjisë, të cilat më pas do të ofronin përfitime të mëtejshme, duke gjeneruar në thelb një reagim pozitiv për kursimin e energjisë. Gjithsesi, sipas ERE-s, janë një sërë faktorësh që lidhen me reduktimin e energjisë elektrike të konsumatorit, që ndikojnë nëse politika e Smart Meter do të jetë e suksesshme.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Ligj i ri për investimet, çfarë parashikohet të ndryshojë? - Skemë e re ligjore unifikuese, evitohen kostot e shtuara gjyqësore
Qeveria synon që brenda këtij viti të finalizojë ligjin e ri për investimet i cili synon të përditësojë legjislacionin ekzistues të investimeve me standardet......

Pse blegtorët po heqin dorë nga bagëtitë? - Ylli: Blegtorët dalin me humbje, ka mungesë interesi
Për të disatin vit radhazi, edhe 2022 është mbyllur me rënie të prodhimit të mishit dhe të qumështit, ecuri kjo që tregon se sektori i blegtorisë po shuhet nga......

Të huajt blejnë shtëpi në Berat e Gjirokastër - Kryebashkiakët: Problem serioz, pronësia e banesave të vjetra
https://www.youtube.com/watch?v=vufwIXIGDMg Të huajt po hedhin sytë nga Gjirokastra dhe Berati, jo vetëm për të pushuar por dhe për të investuar. 2 qytetet......

Pse njeriu më i pasur i Azisë po humbet 36 miliardë dollarë në një muaj?!
Aksionet e shumicës së kompanive Adani Group vazhduan të shihnin humbje të mprehta për të tretin sesion tregtar radhazi, ndërsa kompania u përpoq të......

Fauna, shqetësimi kryesor i shëndetësinë – Korro: 40% e sëmundjeve vijnë nga kafshët e egra
Në 40 vitet e fundit problematikat e shëndetit lidhen me sëmundje që e kanë origjinën nga kafshët e egra. I ftuar në Start, në Scan Tv, pedagogu Kastriot Korro......

SHBA ndalon shitjen e teknologjisë tek kinezët - Vendimi në kuadër të luftës së teknologjisë së lartë mes vendeve
Ashpërsohet lufta e teknologjisë së lartë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, në mënyrë të vecantë ndaj kolosit të telefonave celularë Huawei, që......

Franca sërish në grevë kundër reformës së pensioneve - Këtë herë, ndërpritet prodhimi i energjisë, shkollat dhe transporti publik
Një grevë e dytë mbarëkombëtare në Francë ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike, transportin publik dhe shkollat, në një reagim kundër planeve të......

FMN përmirëson parashikimet për ekonominë globale - Inflacioni nis të zbutet dhe familjet po shpenzojnë më shumë
Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi në rritje parashikimet për ekonominë globale këtë vit, por njëkohësisht paralajmëroi rritjen e mëtejshme të normave të......