A ofrohet falas Programi i Kodimit? - Vëzhgimi: Kurset variojnë nga 50 mijë lekë deri në 4500 euro!

SCAN ndërmori procedurën e aplikimit për këtë program. Ajo që rezulton është se për një kurs hyrje në programim, të rinjtë duhet të paguajnë një vlerë prej 50 mijë lekësh. Ky kurs do të zhvillohet në një nga qendrat private në Tiranë të përcaktuara në e-Albania nga qeveria dhe do të jetë për një afat kohor prej 4 muajsh.
Të rinjtë të cilët do aplikojnë mund të subvencionohen nga qeveria por sesa, do të përcaktohet nga ajo. Deri më tani, programi parashikon rimbursimin 100 % për punëkërkuesit e papunë të regjistruar të cilët do të ndjekin një program profesional dhe deri në 50 % për punëkërkuesit e tjerë.
Parashikimet për subvencionin e qeverisë janë për një shumë nga 15 deri në 30 mijë lekë. Pjesa tjetër, do të duhet të paguhet nga vetë familja që regjistron fëmijën në këtë program. Pra, Programi i Kodimit i ofruar nga qeveria do të kërkojë një angazhim të konsiderueshëm financiar nga ana e atyre që përfshihen.
Të tjera kurse që do të ofrohen janë shkencë të dhënash, siguri kibernetike, elektronikë, robotikë, dizajn software, realitet virtual, inteligjencë artificiale. Për këto kurse periudha fillon nga 3 muaj deri në 9 muaj të cilat mund të ndiqen disa herë në javë ose çdo ditë.
Çmimet e qendrave të kurseve që publikohen në e-Albania janë nga më të ndryshmet nga 50 mijë lekë e deri në 4500 euro. Kjo nismë e qeverisë synon aftësimin dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve drejt teknologjisë inovacionit dhe dixhitalizimit.
Marinela Lina/ SCAN
Sondazh

Kursimi nga matësit inteligjentë të energjisë - Studimi i ERE: Në zonën pilot të Kasharit humbjet në rrjet u reduktuan në 7.5%
Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar një studim mbi konsumin e energjisë elektrike dhe sjelljen konsumatore, duke kryer vlerësime mbi mundësinë e......

Ligj i ri për investimet, çfarë parashikohet të ndryshojë? - Skemë e re ligjore unifikuese, evitohen kostot e shtuara gjyqësore
Qeveria synon që brenda këtij viti të finalizojë ligjin e ri për investimet i cili synon të përditësojë legjislacionin ekzistues të investimeve me standardet......

Pse blegtorët po heqin dorë nga bagëtitë? - Ylli: Blegtorët dalin me humbje, ka mungesë interesi
Për të disatin vit radhazi, edhe 2022 është mbyllur me rënie të prodhimit të mishit dhe të qumështit, ecuri kjo që tregon se sektori i blegtorisë po shuhet nga......

Të huajt blejnë shtëpi në Berat e Gjirokastër - Kryebashkiakët: Problem serioz, pronësia e banesave të vjetra
https://www.youtube.com/watch?v=vufwIXIGDMg Të huajt po hedhin sytë nga Gjirokastra dhe Berati, jo vetëm për të pushuar por dhe për të investuar. 2 qytetet......

Pse njeriu më i pasur i Azisë po humbet 36 miliardë dollarë në një muaj?!
Aksionet e shumicës së kompanive Adani Group vazhduan të shihnin humbje të mprehta për të tretin sesion tregtar radhazi, ndërsa kompania u përpoq të......

Fauna, shqetësimi kryesor i shëndetësinë – Korro: 40% e sëmundjeve vijnë nga kafshët e egra
Në 40 vitet e fundit problematikat e shëndetit lidhen me sëmundje që e kanë origjinën nga kafshët e egra. I ftuar në Start, në Scan Tv, pedagogu Kastriot Korro......

SHBA ndalon shitjen e teknologjisë tek kinezët - Vendimi në kuadër të luftës së teknologjisë së lartë mes vendeve
Ashpërsohet lufta e teknologjisë së lartë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, në mënyrë të vecantë ndaj kolosit të telefonave celularë Huawei, që......

Franca sërish në grevë kundër reformës së pensioneve - Këtë herë, ndërpritet prodhimi i energjisë, shkollat dhe transporti publik
Një grevë e dytë mbarëkombëtare në Francë ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike, transportin publik dhe shkollat, në një reagim kundër planeve të......