Qendra europiane e sigurisë kibernetike – Shteti ku gjithçka bëhet online!

Pas fitimit të pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik, Estonia u përball me një terren bosh dhe duhej të rimendonte të gjithë administratën: elegante, ekonomike, digjitale - kjo ishte motoja. Kjo është e përditshmja në këtë shtet të rëndësishëm europian i cili strehon gjithashtu qendrën e sigurisë kibernetike të Europës.
Popullsia vendase i kryen pothuajse të gjitha procedurat administrative në mënyrë digjitale përfshirë këtu edhe martesat apo divorcet. Të gjithë dispononojnë një kartë identiteti elektronik, e cila është e detyrueshme në Estoni dhe ekziston që nga viti 2001.
Kësaj i shtohet edhe shkëmbimi i të dhënave që mundësohet mes autoriteteve dhe bazuar në këtë, 99.9 % e të gjitha shërbimeve publike tani janë online. Si për shembull blerja e një shtëpie, deklarimi i kafshës shtëpiake, votimi për zgjedhjet elektorale e shumë shërbime të tjera të cilat realizohen të gjitha në internet.
Ndërkaq në lidhje me mbrojtjen e të dhënave përfshirë të dhënat që lidhen me shëndetin edhe ato janë të disponueshme në formë digjitale por jo të gjitha autoritetet dhe zyrtarët kanë akses në të gjitha të dhënat për shembull taksat nuk kanë akses në të dhënat mjekësore të popullsisë.
Dhe çfarë është shumë e rëndësishme: Çdo person mund të shohë në portalin e tij se kur dhe cili autoritet qaset në regjistrin e të dhënave të tij. Tashmë ka pasur raste në Estoni në të kaluarën kur mjekët ose oficerët e policisë e kanë thyer këtë rregull dhe kanë humbur licencën dhe punën për shkak të këtyre veprimeve.
Shërbimet e para digjitale u shfaqën në vitin 1999 dhe sistemet aktualisht janë pjesërisht të vjetruara. Përditësimet mungojnë në disa vende dhe shteti duhet të investojë më shumë në këtë fushë, sipas ekspertëve të digjitalizimit në Estoni.
Për pjesën tjetër, vendi i vogël baltik nuk mund të mburret vetëm me një administratë digjitale, por edhe me kompetencë të madhe në sigurinë kibernetike: sipas një studimi, vendi konsiderohet i treti më i mirë në botë në këtë fushë. Ai strehon gjithashtu "qendrën e sigurisë kibernetike" të NATO-s.
Por megjithatë Estonia nuk është imune ndaj sulmeve dhe që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës, këto janë rritur ndjeshëm - por pa pasoja të dukshme deri më tani, sipas autoritetit kompetent.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Skandali i përgjimeve dhe rrëzimi i mundshëm i qeverisë greke!
Greqia gjendet në mes të fushatës zgjedhore, megjithëse ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve parlamentare. Periudha legjislative përfundon në korrik 2023,......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Investitorët presin takimin e OPEC+, kuotat nuk do të ndryshohen
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan një ditë më parë, dhe shenjave për ngadalësimin e......

Tregjet monetare presin takimin e FED - Parashikohet rritje e normës bazë të interesit me 25 pikë bazë
Dollari amerikan po ndryshon minimalisht edhe në sesionin e sotëm përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, pasi investitorët po presin përfundimin e takimit......

Tregjet europiane i rikthehen rritjes - Investitorët presin takimet e bankave qendrore dhe fitimet e korporatave
Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin takimin e Rezervës Federale, në mbrëmjen e sotme. Gjithashtu, të......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore, vetëm Franga zvicerane rikuperon!
Dollari amerikan ka pësuar rënie këtë të mërkurë teksa është blerë sot me 16.7 lekë dhe është shitur me 107.5 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit......

Pse u shty me dy vite koncesioni i pullave fiskale! Rinegociohet kontrata, ulen kostot. Argumenti: Shmangim arbitrazhin
Fare pak ditë nga përfudimi i asaj që njihet gjerësisht si koncesioni i pullave fiskale, Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një shtesë kontrate që e......

Vetëprodhimi i energjisë, bizneset rikthejnë kërkesat: Të rritet kapaciteti i lejuar për vetëprodhim. MIE: S’e lejon rrjeti i amortizuar!
Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, bizneset i janë rikthyer kërkesës për rritjen e kapacitetit të instaluar të paneleve fotovoltaike për qëllime......

Vetëm 3% e burrave morën leje lindje në 2022! - Studimi i UNFPA: Shkak, diskriminimi në punë nga kolegët
Në Shqipëri kultura e marrjes së lejes së lindjes ekziston më së shumti për gratë, pasi burrat kanë disa arsye që i shtyjnë të mos e marrin këtë vendim në......