Britania aplikon rregullat e para për Crypto-n - Qëllimi kryesor, vendosja e standardeve të fuqishme

Ministria britanike e Financave planifikon aplikimin e rregullave të forta për sa i përket aseteve të kriptove. Vendimi është marrë pas rënies së FTX, platformës së shkëmbimit të kriptove vitin e kaluar, që shkaktoi miliarda dollarë humbje për miliona njerëz.
Crypto aktualisht mbetet i parregulluar në nivel global, me firmat që duhet të kryejnë kontrolle për të parandaluar pastrimin e parave. Megjithatë, autoriteti i Sjelljes Financiare të Britanisë, tha se më shumë se 80% e aplikuesve për licencë nuk ishin në gjendje të vërtetonin se mund ta bënin këtë si dyhet pasi paratë e pista vazhdojnë të qarkullojnë në sektor, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Reuters.
Drafti i rregullave, do të sigurojë standarte të qëndrueshme, transparente dhe të drejta, në përputhje me qasjen ndaj financave tradicionale, sipas një deklarate të ministrit britanik të shërbimeve financiare Andrew Griffith.
Ai theksoi se autoritetet mbeten të palëkundura në angazhimin për rritjen e ekonomisë së vendit dhe për mundësimin e ndryshimeve teknologjike – gjë që përfshin dhe teknologjinë e aseteve të kriptove.
Rregullat e reja vijnë pasi rritja e normave të interesit shkaktoi një varg falimentimesh në sektor në vitin 2022, duke ‘fshirë’ 1.4 trilion dollarë nga vlera e tregut të kriptove.
Rënia e tregut tronditi besimin në kriptovaluta, megjithëse interesi për teknologjinë themelore, më së shumti e njohur si ‘blockchain’, për përdorime të tjera si pagesat, mbetet.
Ministria tha se qasja e saj do të zbuste rreziqet më të rëndësishme në këtë sektor. Dështimi i FTX dhe shkëmbimeve të tjera theksoi domosdoshmërinë për rregullim të industrisë për të mbrojtur investitorët. Rregullatorët po përqendrohen në cmimin e "kriptokonglomerateve" të hapura të cilat kombinojnë aktivitete si tregtia, huadhënia dhe kujdestaria nën një ‘çati’.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rusia, përballë inflacionit në rritje - Banka qendrore paralajmëron për situatë të rrezikshme në 2023
Tregu i punës buxheti dhe bilanci i pagesave në Rusi, do të ushtrojnë presione inflacioniste gjatë vitit 2023. Banka qendrore në vend konfirmoi lajmin duke......

Shkëlqimi dhe rënia e Pfizer - Ulje drastike e shitjes së vaksinave dhe pilulave antiCovid
Pfizer parashikoi një rënie më të madhe se sa pritej në shitjet e vaksinës dhe pilulës së saj COVID-19 në vitin 2023, duke intensifikuar shqetësimet e......

Cili vend shpenzon më shumë për mallra luksi globalisht?!
Nga çantat Chanel tek orat Rolex, mallrat e luksit kanë qenë prej kohësh një blerje popullore për konsumatorët në mbarë botën dhe ky trend nuk tregon asnjë......

Më pak borë në dimër do të thotë më pak ujë në verë!
Në Zvicër, Gjermani, Francë, e deri në Republikën Çeke, shumë resorte europiane për ski nuk janë më ‘vendi i çudirave' të dimrit për këtë sezon. Në vend të......

Qendra europiane e sigurisë kibernetike – Shteti ku gjithçka bëhet online!
Pas fitimit të pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik, Estonia u përball me një terren bosh dhe duhej të rimendonte të gjithë administratën: elegante, ekonomike,......

Skandali i përgjimeve dhe rrëzimi i mundshëm i qeverisë greke!
Greqia gjendet në mes të fushatës zgjedhore, megjithëse ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve parlamentare. Periudha legjislative përfundon në korrik 2023,......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Investitorët presin takimin e OPEC+, kuotat nuk do të ndryshohen
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan një ditë më parë, dhe shenjave për ngadalësimin e......

Tregjet monetare presin takimin e FED - Parashikohet rritje e normës bazë të interesit me 25 pikë bazë
Dollari amerikan po ndryshon minimalisht edhe në sesionin e sotëm përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, pasi investitorët po presin përfundimin e takimit......