Bota Postuar më 1 Shkurt 2023, 10:58

Shkëlqimi dhe rënia e Pfizer - Ulje drastike e shitjes së vaksinave dhe pilulave antiCovid

Nga SCAN TV
Shkëlqimi dhe rënia e Pfizer - Ulje drastike e shitjes së

Pfizer parashikoi një rënie më të madhe se sa pritej në shitjet e vaksinës dhe pilulës së saj COVID-19 në vitin 2023, duke intensifikuar shqetësimet e investitorëve mbi kërkesën për produktet, në një kohë që qeveritë reduktojnë porositë.

Parashikimi pasqyron një "vit tranzicioni" për shitjet e dy produkteve më të kërkuara të Pfizer, sipas shefit ekzekutiv Albert Bourla. Shitjet totale vjetore të Pfizer kaluan shifrën 100 miliardë dollarë për herë të parë në vitin 2022, të nxitura nga më shumë se 56 miliardë dollarë në shitjet e vaksinës COVID-19 dhe antiviralit Paxlovid.

Megjithatë, shitjet e vaksinës dhe pilulës pritet të arrijnë nivelet e tyre më të ulëta këtë vit përpara se të kthehen potencialisht në rritje në 2024. Prodhuesi amerikan i barnave vlerësoi shitjet vjetore prej 13.5 miliardë dollarësh nga vaksina, nën vlerësimet e Refinitiv prej 14.39 miliardë dollarësh dhe parashikoi 8 miliardë dollarë shitje të Paxlovid, më pak nga pritshmëria e analistëve prej 10.33 miliardë dollarësh.

Bourla tha se kompania pret të fillojë shitjen e vaksinës së saj Comirnaty përmes kanaleve komerciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjysmën e dytë të 2023, në vend që t'i shesë vaksinat drejtpërdrejt tek qeveria. Në SHBA, kompania shpreson të katërfishojë përafërsisht cmimin e vaksinës COVID-19 më vonë këtë vit, në një kohë që ajo po kalon në një treg privat. Prodhuesi i barnave ndan fitimin nga shitjet e vaksinës me partnerin gjerman BioNTech.

Analistët dhe investitorët kanë kërkuar qartësi mbi kërkesën e Kinës për Paxlovid, ku ilaçi mbulohet vetëm nga plani i gjerë i sigurimit të kujdesit shëndetësor të vendit deri në fund të marsit. Pfizer tha se parashikimi i saj aktual për 2023 – shin për shitjet nuk supozon ndonjë të ardhur nga Kina pas 1 prillit, por Bourla tha se kompania pret të ofrojë Paxlovid në tregun privat.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat