Britania, Franca dhe Belgjika në grevë - Arsyet, planet e qeverisë, reforma e pensioneve dhe kushtet e punës

Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar cdo gjë për grevën e përgjithshme ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë për një ditë kaotike. Mësues, zjarrfikës, makinistë dhe nënpunës publikë i janë bashkuar grevës duke kërkuar paga më të mira.
Rreth 500 mijë punëtorë marrin pjesë në grevën që sipas sindikatave do të jetë dita më e madhe e veprimit sindakalist në vend që nga viti 2011. Vetëm pak ditë më parë protestuan infermierë dhe anëtarë të sektorit të shëndetësisë të cilët do t’i rikthehen sërish shesheve javën e ardhshme. Një tjetër arsye e grevës janë dhe planet e qeverisë për një ligj të ri rreth niveleve minimale të shërbimeve gjatë grevave. Sindikatat e cilësojnë si një ligj anti grevë duke u shprehur se mund të shkaktojë pushimin nga puna të atyre që marrin pjesë në protestat e ligjshme.
Ky projektligj për grevat dhe nivelet minimale të shërbimit, lejon ministritë që të ndërhyjnë në gjashtë sektore: shëndetësi, arsim, zjarrfikës, forcat kufitare, transport dhe në sektorin bërthamor. Punëdhënësit mund të hartojnë lista me emra dhe mbiemra të të punësuarëve që duhet të jenë në vendet e tyre të punës pavarësisht grevave apo protestave. Ata që kundërshtojnë pushohen menjëherë nga puna.
Transporte publike, shëndetësi dhe shkolla. Cdo gjë ka ndaluar në Francë në ditën e dytë të grevës së përgjithshme kundër reformës së pensioneve të kërkuar me këmbëngulje nga qeveria dhe presidenti Emmanuel Macron. Një masë që parashikon rritjen deri në 64 të daljes në pension nga 62 vjec që është aktualisht. Një pjesëmarrhe e madhe në grevë është shënuar dhe në rafineri dhe centralet elektrike. Air France konfirmoi anulimin e një fluturimi në 10. Protesta janë organizuar në të gjitha qytetet kryesore të vendit, nga Parisi në Lion, me mijëra persona që janë mbledhur në sheshe: punëtorë, sindikata dhe përfaqësues të së majtës janë bashkuar kundër reformës.
Ndërkohë dëshpërimi i shumë të punësuarëve ka qenë në plan të parë në rrugët e Brukselit për të denoncuar të keqen që ka pushtuar shëndetësinë dhe në mënyrë të përgjithshme të gjitha profesionet që kanë të bëjnë me asistencën sociale: pagat e ulëta, kushtet e tmerrshme të punës dhe një ndjesi braktisjeje totale, një tradhti nga ana e autoriteteve. Ata kërkojnë që profesionet e infermierëve dhe të mjekëve të urgjencës të bëhen më tunduese në mënyrë që më shumë të rinj t’i zgjedhin. Sipas tyre është shumë e vështirë të kesh një jetë familjare nëse zgjedh këtë profesion.
Si ndodhi dhe në shumë vende të tjera europiane, kriza e koronavirusit përkeqësoi kushtet e punës në sektorin e shëndetësisë, duke shkaktuar shumë braktisje të profesionet që rriti dhe më shumë numrin e vendeve bosh të punës. Sindikatat kritikojnë autoritetet që nuk kanë marrë masa paraprake për mbështetjen e një sektori kaq të rëndësishëm dhe jetësor. Në protestë morën pjesë mbi 22 mijë persona.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Një deficit tregtar prej 47.5 miliardë dollarë – Shteti aziatik shënon rekordin më të keq në historinë e tij!
Koreja e Jugut regjistroi një deficit tregtar prej 47.5 miliardë dollarësh për vitin 2022, treguan të dhënat zyrtare nga agjencia doganore. Ajo shënoi......

Cilat automjete nuk do të prodhohen më në 2023? - Ford Fiesta dhe Audi R8 ndër markat që ndalojnë këtë vit
Viti 2023 do të jetë viti i nxerrjes nga prodhimi të modeleve ikonike të automjeteve, duke filluar nga markat shumë të përhapura e popullpre si dhe me historik......

Çmimet e mineralit të hekurit mund të rriten pasi një nga prodhuesit kryesor po redukton eksportet!
Pritet që eksportet e mineralit të hekurit nga India të mbeten të ulëta pasi prodhuesi i katërt më i madh në botë po rezervon më shumë nga mallrat për......

Google studion “armën” anti ChatGPT - Nis testimi mbi sistemin “Apprentice Bard”
Google po teston produkte të reja të chat-eve bazuar në inteligjencën artificiale, që mund të cojnë në zhvillimin e një sistemi që do të ishte përballë......

Britania aplikon rregullat e para për Crypto-n - Qëllimi kryesor, vendosja e standardeve të fuqishme
Ministria britanike e Financave planifikon aplikimin e rregullave të forta për sa i përket aseteve të kriptove. Vendimi është marrë pas rënies së FTX,......

Rusia, përballë inflacionit në rritje - Banka qendrore paralajmëron për situatë të rrezikshme në 2023
Tregu i punës buxheti dhe bilanci i pagesave në Rusi, do të ushtrojnë presione inflacioniste gjatë vitit 2023. Banka qendrore në vend konfirmoi lajmin duke......

Shkëlqimi dhe rënia e Pfizer - Ulje drastike e shitjes së vaksinave dhe pilulave antiCovid
Pfizer parashikoi një rënie më të madhe se sa pritej në shitjet e vaksinës dhe pilulës së saj COVID-19 në vitin 2023, duke intensifikuar shqetësimet e......

Cili vend shpenzon më shumë për mallra luksi globalisht?!
Nga çantat Chanel tek orat Rolex, mallrat e luksit kanë qenë prej kohësh një blerje popullore për konsumatorët në mbarë botën dhe ky trend nuk tregon asnjë......