Një deficit tregtar prej 47.5 miliardë dollarë – Shteti aziatik shënon rekordin më të keq në historinë e tij!

Koreja e Jugut regjistroi një deficit tregtar prej 47.5 miliardë dollarësh për vitin 2022, treguan të dhënat zyrtare nga agjencia doganore. Ajo shënoi deficitin tregtar më të keq që kur agjencia filloi të përpilonte të dhëna në vitin 1956 dhe shumë më tepër se deficiti tregtar prej 20.6 miliardë dollarësh në 1996.
Eksportet e janarit ranë 46.3 miliardë dollarë, ose 16.6% duke rënë më shumë se pritjet për një rënie prej 11.3%. Importet ranë 59 miliardë dollarë, ose 2.6%, duke rënë më pak se parashikimet për një rënie prej 3.6%.
Kjo rezultoi në një deficit prej 12.7 miliardë dollarësh për janarin, më shumë se 9.27 miliardë dollarë që pritej nga ekonomistët e anketuar nga Reuters. Pas raportit, wona koreane u tregtua me 1,232.24 kundrejt dollarit amerikan.
"Ka disa pritshmëri që ekonomia botërore nuk do të përballet me një situatë aq të vështirë sa pritej falë rihapjes së Kinës dhe rritjes së papritur nga ekonomitë përreth," tha ministri i ekonomisë dhe financave i Koresë së Jugut, Choo Kyung-ho në një takim me zyrtarë ditën e mërkurë.
“Zgjerimi i deficitit tregtar i parë në janar shihet gjerësisht të jetë për shkak të faktorëve sezonalë si importi në eksportet e energjisë për dimër, si dhe një rënie e papritur e çmimeve të çipeve, duke çuar në një pamje të përkeqësuar,” tha Choo.
Kjo vjen pasi dërgesat globale të smartfonëve ranë 18% në 296.9 milionë njësi në tremujorin e fundit të 2022 pasi kërkesa ra, sipas Canalys.
“Pavarësisht se treguan njëfarë stabilizimi në tremujorin e tretë, Azia e Paqësorit dhe Europa pësuan performancat e tyre më të këqija në histori në tremujorin e katërt në vitin 2022,” tha analisti i Canalys Sanyam Chaurasia, duke shtuar se dërgesat në Azi-Paqësor ranë me 8% në 2022 pavarësisht elasticitetit gjatë gjithë vitit.
Të martën, prodhuesi i çipave Samsung Electronics raportoi fitimin e tij më të keq tremujor në tetë vjet, ndërsa SK Hynix gjithashtu postoi një humbje rekord për periudhën.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Cilat automjete nuk do të prodhohen më në 2023? - Ford Fiesta dhe Audi R8 ndër markat që ndalojnë këtë vit
Viti 2023 do të jetë viti i nxerrjes nga prodhimi të modeleve ikonike të automjeteve, duke filluar nga markat shumë të përhapura e popullpre si dhe me historik......

Çmimet e mineralit të hekurit mund të rriten pasi një nga prodhuesit kryesor po redukton eksportet!
Pritet që eksportet e mineralit të hekurit nga India të mbeten të ulëta pasi prodhuesi i katërt më i madh në botë po rezervon më shumë nga mallrat për......

Google studion “armën” anti ChatGPT - Nis testimi mbi sistemin “Apprentice Bard”
Google po teston produkte të reja të chat-eve bazuar në inteligjencën artificiale, që mund të cojnë në zhvillimin e një sistemi që do të ishte përballë......

Britania aplikon rregullat e para për Crypto-n - Qëllimi kryesor, vendosja e standardeve të fuqishme
Ministria britanike e Financave planifikon aplikimin e rregullave të forta për sa i përket aseteve të kriptove. Vendimi është marrë pas rënies së FTX,......

Rusia, përballë inflacionit në rritje - Banka qendrore paralajmëron për situatë të rrezikshme në 2023
Tregu i punës buxheti dhe bilanci i pagesave në Rusi, do të ushtrojnë presione inflacioniste gjatë vitit 2023. Banka qendrore në vend konfirmoi lajmin duke......

Shkëlqimi dhe rënia e Pfizer - Ulje drastike e shitjes së vaksinave dhe pilulave antiCovid
Pfizer parashikoi një rënie më të madhe se sa pritej në shitjet e vaksinës dhe pilulës së saj COVID-19 në vitin 2023, duke intensifikuar shqetësimet e......

Cili vend shpenzon më shumë për mallra luksi globalisht?!
Nga çantat Chanel tek orat Rolex, mallrat e luksit kanë qenë prej kohësh një blerje popullore për konsumatorët në mbarë botën dhe ky trend nuk tregon asnjë......

Më pak borë në dimër do të thotë më pak ujë në verë!
Në Zvicër, Gjermani, Francë, e deri në Republikën Çeke, shumë resorte europiane për ski nuk janë më ‘vendi i çudirave' të dimrit për këtë sezon. Në vend të......