Çfarë prodhuam më shumë gjatë 2022-shit? - Ulliri mban “kampion”, lë në “hije” produktet e tjera

Bujqësia është sektori më i rëndësishëm për vendin, i cili përbën mbi 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe mbarësia në prodhim përkthehet në më shumë të ardhura për fermerët. Por si ka qenë harta e prodhimeve bujqësore bujqësore “Made in Albania” gjatë 2022-shit? Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, prodhimi i ullirit mban “kampion” me një rritje disa herë më të lartë se produktet e tjera, afro 39 për qind krahasuar me një vit më parë.
Pra nëse në vitin 2021 u prodhuan afro 110 mijë ton ullinj, përgjatë vitit që lamë pas, prodhimi arriti në 152.624 tonë. Për tregun vendas kjo sasi është konsideruar si mbiprodhim dhe fermerët po hasin vështirësi në shitjen e vajit të ullirit. Në vendin e dytë renditen agrumet, siç janë portokalle, mandarina, limona, etj, të cilat regjistrohen me një rritje 9 për qind.
Gjithashtu prodhimi i mjaltit është rritur me 6 për qind, si pasojë e shtimit të numrit të koshereve dhe të bletërritësve ndër vite. Ndërkohë, me një kapërcim më të moderuar janë pemët frutore me 5 për qind, gruri me 4 për qind si dhe vreshti me 3 për qind. Fushata e ndërmarrë nga qeveria për mbështetjen e fermerëve për mbjelljen e grurit pritet t’i japë rezultatet gjatë 2023-shit, ndërsa prodhimi i vitit që lamë pas lidhet më së shumti me vullnetin e vetë fermerëve për kultivimin e kësaj kulture.
E ndërsa bujqësia në tërësi ka ecur në shina pozitive e kundërta ka ndodhur me sektorin e blegtorisë ku vihet re rënie e prodhimit të mishit me 5 për qind dhe e qumështit me 3 për qind. Shkak për këtë perfomancë negative nga viti në vit është tkurrja e sektorit në tërësi, ku sipas shifrave të INSTAT përgjatë dekadës së fundit ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të krerëve të gjedhëve dhe të të imtave.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Britania, Franca dhe Belgjika në grevë - Arsyet, planet e qeverisë, reforma e pensioneve dhe kushtet e punës
Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar cdo gjë për grevën e përgjithshme ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë për një ditë kaotike. Mësues, zjarrfikës, makinistë......

Një deficit tregtar prej 47.5 miliardë dollarë – Shteti aziatik shënon rekordin më të keq në historinë e tij!
Koreja e Jugut regjistroi një deficit tregtar prej 47.5 miliardë dollarësh për vitin 2022, treguan të dhënat zyrtare nga agjencia doganore. Ajo shënoi......

Cilat automjete nuk do të prodhohen më në 2023? - Ford Fiesta dhe Audi R8 ndër markat që ndalojnë këtë vit
Viti 2023 do të jetë viti i nxerrjes nga prodhimi të modeleve ikonike të automjeteve, duke filluar nga markat shumë të përhapura e popullpre si dhe me historik......

Çmimet e mineralit të hekurit mund të rriten pasi një nga prodhuesit kryesor po redukton eksportet!
Pritet që eksportet e mineralit të hekurit nga India të mbeten të ulëta pasi prodhuesi i katërt më i madh në botë po rezervon më shumë nga mallrat për......

Google studion “armën” anti ChatGPT - Nis testimi mbi sistemin “Apprentice Bard”
Google po teston produkte të reja të chat-eve bazuar në inteligjencën artificiale, që mund të cojnë në zhvillimin e një sistemi që do të ishte përballë......

Britania aplikon rregullat e para për Crypto-n - Qëllimi kryesor, vendosja e standardeve të fuqishme
Ministria britanike e Financave planifikon aplikimin e rregullave të forta për sa i përket aseteve të kriptove. Vendimi është marrë pas rënies së FTX,......

Rusia, përballë inflacionit në rritje - Banka qendrore paralajmëron për situatë të rrezikshme në 2023
Tregu i punës buxheti dhe bilanci i pagesave në Rusi, do të ushtrojnë presione inflacioniste gjatë vitit 2023. Banka qendrore në vend konfirmoi lajmin duke......

Shkëlqimi dhe rënia e Pfizer - Ulje drastike e shitjes së vaksinave dhe pilulave antiCovid
Pfizer parashikoi një rënie më të madhe se sa pritej në shitjet e vaksinës dhe pilulës së saj COVID-19 në vitin 2023, duke intensifikuar shqetësimet e......