Gati kartat bazike bankare, opsion konvertimi i llogarive ekzistuese - Në 2023, 70% e popullsisë me llogari në banka. Tarifa zero për shtresat vulnerabël

Deri në fund të këtij viti, Banka e Shqipërisë planifikon që 70% e popullsisë shqiptare të ketë një llogari bankare, në një kohë që shteti do të marrë përsipër detyrimin që shtresat vulnerabël të paisen me karta bazike pa asnjë kosto. Është hedhur për konsultim
Është hedhur tashmë për konsultim publik projektligji që do bëjë të mundur përfshirjen në shërbimet e pagesave të të gjithë konsumatorët dhe veçanërisht, për individët të cilët nuk zotërojnë llogari bankare.
Objektivi i projektligjit është promovimi dhe rritja e përfshirjes financiare të popullsisë, duke krijuar lehtësira për kategori konsumatorësh të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash (rrjedhëse) në banka, për shkak të kostove që ajo mbart.
Paisja e tyre me kartë do të bëhet pa kosto ose me kosto të përballueshme prej tyre, duke garantuar dhe mundësuar të drejtën e çdo konsumatori, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, historikut të aftësisë paguese, për të patur akses në shërbimet bazë të llogarisë së pagesës.
Drafti krijon kushtet për mosdiskriminimin e konsumatorëve për hapjen e një llogarie pagese me shërbime bazike, por nga ana tjetër detyron edhe bankat për cceljen e tyre.
Në nenin 6 të Projektligjit parashikohen karakteristikat kryesore dhe shërbimet bazë që ofron llogaria e pagesave me shërbime bazike. Në këto shërbime janë përjashtuar transaksionet e pagesave me karta krediti si dhe ofrimi i kredive të lidhura me shërbimet e pagesave, duke mos lejuar në asnjë rast tejkalimin e tepricës kreditore të llogarisë së pagesave.
Ligji rregullon mekanizmin e vendosjes së tarifave për llogarinë bazike, ku në përgjithësi parashikohet që tarifat për shërbimet e ofruara për llogarinë me shërbime bazike të jenë më të ulëta se ato për llogaritë standarde të pagesave, ndërsa për disa kategori vulnerabël është parashikuar që tarifa e shërbimeve të jetë zero.
Bazuar në këto kritere është përcaktuar aplikimi i një tarife të arsyeshme për shërbimet e orfuara nëpërmjet llogarisë së pagesave me shërbime bazike, e cila nuk duhet të tejkalojë 50% të nivelit mesatar të tarifës së aplikuar nga banka për të njëjtat shërbime, nëse këto do të ofroheshin nga një llogari pagesash standarde. Tarifat preferenciale do të aplikohen edhe për një numër të kufizuar të debitimeve direkte dhe transfertave të kreditit.
Nëse numri i transaksioneve për këto shërbime, tejkalon kufirin e caktuar në ligj (5 transaksione në muaj), tarifat e aplikuara nuk duhet të jenë më të larta se ato që banka aplikon sipas përcaktimeve në politikat e saj të brendshme për përcaktimin e tarifave. Gjithashtu për disa kategori vulnerabël është parashikuar që tarifa e shërbimeve të jetë zero. Përcaktimi i kësaj kategorie vulnerabël është bazuar në legjislacionin që rregullon asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë dhe kategori të tjera të mbrojtjes sociale, dhe përfshirja e kategorive të tjera përtej parashikimeve në këtë legjislacion rregullohet nëpërmjet parashikimit të përcaktimit të tyre nga Banka e Shqipërisë dhe publikimit në faqen zyrtare të saj kohë pas kohe.
Një tjetër lehtësi e rëndësishme që siguron ligji është mundësia për kalimin në llogari bazike për të gjithë ata që aktualisht kanë llogari bankare me tarifa normale. Një e drejtë tjetër e drejtë që garanton ky ligj është mundësia e hapjes së një llogarire të re e duke mbyllur atë ekzistuese, nëse plotësohen kushtet e parashikuara në projektligj.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Çfarë prodhuam më shumë gjatë 2022-shit? - Ulliri mban “kampion”, lë në “hije” produktet e tjera
Bujqësia është sektori më i rëndësishëm për vendin, i cili përbën mbi 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe mbarësia në prodhim përkthehet në më......

Britania, Franca dhe Belgjika në grevë - Arsyet, planet e qeverisë, reforma e pensioneve dhe kushtet e punës
Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar cdo gjë për grevën e përgjithshme ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë për një ditë kaotike. Mësues, zjarrfikës, makinistë......

Një deficit tregtar prej 47.5 miliardë dollarë – Shteti aziatik shënon rekordin më të keq në historinë e tij!
Koreja e Jugut regjistroi një deficit tregtar prej 47.5 miliardë dollarësh për vitin 2022, treguan të dhënat zyrtare nga agjencia doganore. Ajo shënoi......

Cilat automjete nuk do të prodhohen më në 2023? - Ford Fiesta dhe Audi R8 ndër markat që ndalojnë këtë vit
Viti 2023 do të jetë viti i nxerrjes nga prodhimi të modeleve ikonike të automjeteve, duke filluar nga markat shumë të përhapura e popullpre si dhe me historik......

Çmimet e mineralit të hekurit mund të rriten pasi një nga prodhuesit kryesor po redukton eksportet!
Pritet që eksportet e mineralit të hekurit nga India të mbeten të ulëta pasi prodhuesi i katërt më i madh në botë po rezervon më shumë nga mallrat për......

Google studion “armën” anti ChatGPT - Nis testimi mbi sistemin “Apprentice Bard”
Google po teston produkte të reja të chat-eve bazuar në inteligjencën artificiale, që mund të cojnë në zhvillimin e një sistemi që do të ishte përballë......

Britania aplikon rregullat e para për Crypto-n - Qëllimi kryesor, vendosja e standardeve të fuqishme
Ministria britanike e Financave planifikon aplikimin e rregullave të forta për sa i përket aseteve të kriptove. Vendimi është marrë pas rënies së FTX,......

Rusia, përballë inflacionit në rritje - Banka qendrore paralajmëron për situatë të rrezikshme në 2023
Tregu i punës buxheti dhe bilanci i pagesave në Rusi, do të ushtrojnë presione inflacioniste gjatë vitit 2023. Banka qendrore në vend konfirmoi lajmin duke......