Desktop - General - 1
Shqipëria Postuar më 1 Shkurt 2023, 14:24

Rritje pagash për sektorin IT të administratës - Ibrahimaj: Masë përforcuese kundër sulmeve kibernetike

Nga SCAN TV
Rritje pagash për sektorin IT të administratës - Ibrahimaj:

Për forcimin e sistemeve kompjuterike në të gjitha institucionet e administratës, qeveria ka vendosur rritjen e pagës për të gjithë punonjësit e IT.

Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë njoftoi se ky hap do ndihmojë në luftën kundër sulmeve kibernetike.

Një tjetër vendim i miratuar në mbledhjen e qeverisë është dhe lëvizja vetëm me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor.

Me hyrjen në fuqi të vendimit, si shqiptarët por edhe qytetarët e vendeve fqinje mund të lëvizin vetëm me këtë mjet identifikimi.

Marinela Lina /SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat