Europa Postuar më 26 Shtator 2024, 12:43

Shkencëtarët belgë rrisin dardhat e së ardhmes - Si do të ndikojë ndryshimi i klimës në kultivimin e frutave në 2040?

Nga SCAN TV
Shkencëtarët belgë rrisin dardhat e së ardhmes - Si do

Kristi Ceta/SCAN

 

Në provincën belge të Limburgut, një nga pemishtet në zemrën e vendit ku rriten dardhat, dallohet një grup prej 12 kupolash transparente. Brenda kupolave, studiuesit po rritin dardha në një mjedis të kontrolluar që simulon se si ndryshimi i klimës do të ndikojë në rajon në vitin 2040. Qëllimi i tyre është të shohin se çfarë rezervon ngrohja globale për kultivuesit evropianë të frutave.

"Ne presim më shumë valë të nxehti dhe më pak reshje, pra më shumë thatësira dhe përmbytje gjithashtu. Dhe në përgjithësi, temperatura pak më të larta," tha Francois Rineau, profesor i asociuar në Universitetin e Hasselt.

Rezultatet e hershme nga vjelja e parë e shkencëtarëve në vitin 2023 sugjerojnë se dardha belge mund të kursehet nga disa prej ndikimeve më të këqija të ndryshimeve klimatike, pasi shkencëtarët presin uljen e prodhimin të të korrave dhe rritjen e kostove për ujitje, që të luftojnë thatësirën.

"Efekti i ndryshimit të klimës në horizontin e vitit 2040 në cilësinë e dardhave ishte shumë i vogël. Megjithatë, ne gjetëm një ndryshim në mënyrën se si po funksiononte ekosistemi," tha Rineau, duke vënë në dukje se në një rast simulimi, ekosistemi ka thithur më shumë dioksid karboni.

Të korrat e këtij viti të dardhave të epokës 2040 po studiohen në Qendrën Flanders të Teknologjisë së Postvjeljes, për të kontrolluar madhësinë, qëndrueshmërinë dhe përmbajtjen e sheqerit të frutave, si dhe për t'i krahasuar ato me frutat e rritura në kupola që simulojnë klimën e sotme.

"Nëse kemi një temperaturë më të lartë në pemë, dardhat priren të jenë më pak të forta dhe të kenë më shumë sheqer," tha studiuesja Dorien Vanhees. Ky është një lajm i keq për kultivuesit. Frutat më pak të forta i mbijetojnë një periudhe më të shkurtër ruajtjeje, duke reduktuar sasinë që kultivuesit mund të shesin.

Prodhimi i këtij fruti në Belgjikë pritet të bjerë me 27% këtë vit, sipas Shoqatës Botërore të Mollës dhe Dardhës, për shkak të faktorëve që përfshijnë një lulëzim të hershëm dhe ngrica të vonshme.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat