Shtohen me 4 mld lekë aktivet e subjekteve jobanka - Kredia dhe letrat me vlerë të borxhit zënë peshën kryesore

Ledina Elezi/SCAN
Në sistemin financiar të vendit, përveç sektorit bankar, edhe ai jobankar ka pasur rritje të aktivitetit gjatë gjysmës së parë të vitit. Konkretisht, totali i aktiveve të institucioneve financiare jobanka u shtua me rreth 4 miliardë lekë, duke u ngjitur në nivelin 68 miliardë lekë.
Sektori i aktiviteteve të tjera të shërbimit dhe ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë janë sektorët më të financuar prej tyre me nga 22% dhe 18% të totalit të stokut për bizneset, ndjekur nga ndërtimi me 10%. Kredia dhënë individëve zë më shumë se gjysmën e totalit të huasë dhe pjesa tjetër u takon bizneseve.
Nga ana tjetër, institucionet e pagesave dhe parasë elektronike ruajtën nivelin e aktiveve të fundit të një viti më parë prej 36 miliardë lekësh.
Kredia dhe letrat me vlerë të borxhit vijojnë të zënë peshën kryesore në aktivet e subjekteve financiare të ndryshme nga bankat. Letrat me vlerë të borxhit zënë 26% të aktiveve financiare të sektorit jobankar, ndërsa huatë dhe monedhat e depozitat zënë respektivisht 28% dhe 21%, megjithatë këto raporte janë të ndryshme për subjektet e këtij sektori.
Peshën kryesore në veprimtarinë e sektorit jobankar e zë aktiviteti i institucioneve financiare jobanka, ndjekur nga fondet e investimit dhe shoqëritë e sigurimit. Aktualisht, në tregun financiar operojnë 40 institucione financiare jobanka, nga të cilat 25 subjekte janë institucione të kredisë, mikrokredisë, faktoringut, qirasë financiare, blerjes së kredive me probleme, vetëm 5 subjekte janë institucione pagesash dhe 10 janë institucione të parasë elektronike.
Rreth 37% e aktivitetit të institucioneve financiare jobanka është kreditues, ndjekur nga shërbimet e pagesave dhe transfertave me 31%, si dhe paraja elektronike që përbën 20% të aktivitetit.
Sondazh

Qytetarët paguajnë 20 mln euro më shumë taksë prone - Bashkitë realizojnë 94.5% të planit vjetor vetëm në 8 muaj
Elisabeta Dosku/ SCAN 61 bashkitë në vend kanë rritur mbledhjen e taksës së pasurisë, ku përgjatë periudhës janar-gusht 2024, kanë arkëtuar afro 55......

Turqia "shtyn" më tej investimet e huaja - Vijojnë me rekord, rreth 749 milionë euro në gjashtë muajt e parë
Xhorxhina Deda/SCAN Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e dytë vitit në vendin tonë fiksohet pranë rreth 395 milionë eurove, që është......

Yield-i mesatar i bonove 12-mujore arrin në 3.11% - Pranë normës bazë. Më i ulëti në dy vitet e fundit
Armela Duka/SCAN Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë tregu i letrave me vlerë ka reflektuar një vijimësi të tendencës rënëse të yield-eve.......

Juani kinez arrin nivelin më të lartë kundrejt dollarit në mbi 16 muaj!
Edel Strazimiri / SCAN Juani i Kinës arriti nivelin e tij më të fortë në mbi 16 muaj të mërkurën, pasi Pekini zbuloi një skemë masash stimuluese për të......

Japonia përballet me mungesën më të madhe të orizit në dekada. Cilat janë arsyet?
Edel Strazimiri / SCAN Sushi, onigiri dhe yakitori don, orizi japonez është një element kryesor në shumë prej pjatave të tij ikonike, por vendi po......

Rregulla të reja për individët me pagë mbi 100 mijë lekë - Cilat janë kategoritë që deklarojnë DIVA-n për vitin 2024?
Elisabeta Dosku/ SCAN Çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto në muaj, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale......

Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë duke regjistruar rënie njësoj si dje teksa është blerë sot me 88.2 lekë dhe është shitur me 89.3 lekë sipas kursit......

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare të fermerëve - Ardita Kuçi: Aplikimet do të jenë të hapura deri më 7 nëntor
Pas miratimit nga qeveria të skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët me 5 milionë euro shtesë, AZHBR ka hapur aplikimet. Drejtuesja e AZHBR Ardita......