Shqipëria Postuar më 25 Shtator 2024, 10:40

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare të fermerëve - Ardita Kuçi: Aplikimet do të jenë të hapura deri më 7 nëntor

Nga SCAN TV
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare të fermerëve -

 

Pas miratimit nga qeveria të skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët me 5 milionë euro shtesë, AZHBR ka hapur aplikimet.

Drejtuesja e AZHBR Ardita Kuçi, tha në emisionin box to box në ScanTV se aplikimet do të zgjasin për rreth 40 ditë.

Sipas drejtueses së AZHBR-së janë bërë detajimet përkatëse të skemës për përfituesit në sektorët kryesorë, si bujqësia, blegtoria apo peshkimi.

 Lidhur me paketën e parë, të muajit mars Kuçi theksoi se janë në dispozicion 16 milionë dollarë , nga të cilat 44 mijë fermerë deri më tani kanë përfituar 50% të subvencioneve.

AZHBR po përgatitet që në vijim të mbështetjes të fusë edhe parimin e konkurrueshmërisë.

 Në total, për këtë  paketë të mbështtjes në bujqësi kanë aplikuar 71 mijë fermerë dhe shkalla e fituesve është më shumë se 60 për qind.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat