SHBA akuzon Visa për monopol të kartave të debitit - Kompania, nën hetim për praktika antikonkurruese, kërcënime ndaj tregtarëve

Kristi Ceta/SCAN
Aksionet e kompanisë Visa janë goditur pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngriti një padi duke e akuzuar atë për shkelje të ligjit të konkurrencës. Sipas Departamentit, këto shkelje realizoheshin duke kërcënuar tregtarët me tarifa të larta dhe duke paguar rivalët e mundshëm.
Visa, një nga rrjetet më të mëdha të pagesave në botë, përpunon më shumë se 60% të transaksioneve të debitit në SHBA, duke përfituar 7 miliardë dollarë çdo vit në tarifat e mbledhura kur transaksionet drejtohen përmes rrjetit të saj, tha Departamenti i Drejtësisë. Kompania e mbron këtë dominim përmes marrëveshjeve me prodhuesit e kartave, tregtarët dhe konkurrentët, pretendojnë prokurorët.
Këshilltarja e përgjithshme e Visa-s, tha se konkurrenca po lulëzon në tregun e debitit dhe pretendimet janë të pabaza, ndaj kompania do t'i kundërshtojë ato me forcë.
Përpjekja për të goditur tarifat, të njohura ndonjëherë si tarifa shkëmbimi, është pjesë e programit të administratës Biden për të luftuar rritjen e çmimeve të konsumit, një çështje kryesore në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.
“Sjellja e paligjshme e Visa-s ndikon jo vetëm në çmimin e diçkaje, por edhe në çmimin e pothuajse çdo gjëje”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, duke vënë në dukje se tregtarët dhe bankat ua kalojnë konsumatorëve kostot e rrjetit të pagesave.
Sjellja e cilësuar si “antikonkurruese” e Visa-s filloi rreth vitit 2012, kur kompanitë konkurruese hynë në hapësirën e pagesave pas reformave që kërkonin që prodhuesit e kartave të akomodonin rrjetet e palidhura, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë. Rrjeti i kartave vendos gjithashtu "gjoba marramendëse financiare" për tregtarët që nuk drejtojnë të gjitha ose shumicën e transaksioneve të pranueshme përmes rrjetit të Visa-s, sipas padisë.
Divizioni “antitrust” i Departamentit të Drejtësisë filloi hetimin mbi praktikat e kartave të debitit në vitin 2021, në të njëjtin vit që bllokoi blerjen e kompanisë së teknologjisë financiare Plaid nga Visa. Rivali Mastercard tha në prill se edhe ai po hetohej nga Departamenti i Drejtësisë. Të dyja kompanitë kanë qenë në proces gjyqësor për gati dy dekada në lidhje me dominimin e tyre në tregun e kartave.
Visa dhe Mastercard ranë dakord në vitin 2019 që t'u paguajnë tregtarëve amerikanë 5.6 miliardë dollarë për të zgjidhur pretendimet e dëmeve pas një padie që i akuzonte ata për praktika antikonkurruese.
Sondazh

“Ekonomia gjermane ka nevojë për reforma” - Kreu i Bundesbank thekson se rimëkëmbja do të vijë pas uljes së inflacionit
Kristi Ceta/SCAN Ekonomia gjermane do të rimëkëmbet pasi inflacioni i lartë dhe normat e interesit të zbehen, por vendi ka ende nevojë për reforma të......

Mesdheu, qendër e energjisë së rinovueshme - Projekti i 9 anëtarëve të BE synon rritjen e investimeve të gjelbra në det
Kristi Ceta/SCAN Zyrtarët nga nëntë vende anëtare jugore të Bashkimit Evropian u shprehën se janë të përqendruar në shfrytëzimin e energjisë së erës......

Kosova, me borxhin e jashtëm më të ulët në Ballkan - Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut regjistrojnë shifrat më të larta në rajon
Kristi Ceta/SCAN Borxhi i jashtëm publik vazhdon të rritet ndjeshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat për këtë vit tregojnë rritje të......

Cilët turistë shpenzojnë më shumë në Greqi? - Rriten kostot nga Ballkani dhe Evropa Lindore, ulen shifrat e eurozonës
Kristi Ceta/SCAN Faturat e udhëtimeve morën një kthesë të papritur në korrik, duke habitur kryesisht operatorët turistikë. Në kulmin e sezonit......

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara krijojnë kompaninë KESH&MAZDAR - Projekt i përbashkët për linjën nënujore energjetike italiane
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të bashkepunojnë në dy projekte të mëdha. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, pas takimit që zhvilloi me......

Denaj: Politikat bujqësore rajonale mbështesin fermerët dhe sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në takimin e 18-të vjetor së Ministrave të Bujqësisë së Evropës Juglindore (EJL), që nën......

Liria ekonomike, Shqipëria kryeson rajonin - Renditemi në vend të 48-të. Vlerësohemi me 64,8 pikë, mbi mesataren botërore
XhorxhinaDeda/SCAN Rezultati i lirisë ekonomike në Shqipëri vlerësohet në 64.8 pikë, duke e renditur kështu në vend të 48-të, nga 176 vende në total,......

Cilat janë pasojat e mbiçmimit të lekut këtë vjeshtë? - Gjokutaj: Efekt te rritja e deficitit tregtar. Duhet marrë seriozisht!
Diamila Leka/ SCAN Mbiçmimi i lekut nuk po frenohet, duke vazhduar të jetë në nivele të paqëndrueshme. Të martën në mesditë një euro u këmbye......