Europa Postuar më 25 Shtator 2024, 12:43

Mesdheu, qendër e energjisë së rinovueshme - Projekti i 9 anëtarëve të BE synon rritjen e investimeve të gjelbra në det

Nga SCAN TV
Mesdheu, qendër e energjisë së rinovueshme - Projekti i 9

Kristi Ceta/SCAN

 

Zyrtarët nga nëntë vende anëtare jugore të Bashkimit Evropian u shprehën se janë të përqendruar në shfrytëzimin e energjisë së erës dhe diellit në det të hapur, në përpjekje për ta kthyer rajonin e Mesdheut në një qendër të energjisë së rinovueshme dhe për të shmangur rreziqet e ndryshimeve klimatike.

Ministrat e Energjisë së Qipros, Sllovenisë dhe Maltës, ministri i ekonomisë i Kroacisë, si dhe zyrtarë nga Greqia, Italia, Franca, Portugalia dhe Spanja thanë në një deklaratë të përbashkët se po punojnë për ngritjen e projekteve të përbashkëta të energjisë së rinovueshme përtej kufijve pa burokracinë e tepërt që potencialisht mund të largojë investitorët.

Ata i kërkuan Komisionit Evropian të kryesojë një studim të ri mbi potencialin e energjisë së rinovueshme të rajonit, mbi të cilin do të ndërmerren “veprime konkrete" për të çuar përpara projektet e energjisë së gjelbër. Deklarata u bë në Takimin Ministror të Energjisë MED9 në Larnaka.

Ministri i Energjisë i Qipros tha se projektet synojnë mënyra për të gjeneruar energji të gjelbër nga platformat në det të hapur, për shkak të mungesës së tokës ku mund të ndërtohen këto impiante në vendet mesdhetare.

Disa shtete kanë ndërmarrë tashmë projekte të energjisë së erës në ujërat e cekëta, si dhe për energjinë e gjeneruar nga valët dhe njësitë fotovoltaike lundruese. Në Evropën Jugore ka kapacitet të madh për teknologji të tilla, falë dritës së bollshme të diellit. Ministrat theksuan se vendet mesdhetare "duhet të jenë në krye të tranzicionit energjetik", sepse ato janë më të prekshmet ndaj ndryshimeve klimatike.

Ambasadori i Greqisë në Qipro u shpreh se Deti Egje ka një ndër kapacitetet më të larta të energjisë së erës në BE. Ai shtoi se Greqia ka vendosur një objektiv për të shtuar 2 gigavat energji të erës në prodhimin e energjisë deri në vitin 2030, duke e zgjeruar në 10 GW deri në vitin 2040 dhe 17 GW në 2050.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat