Turqia "shtyn" më tej investimet e huaja - Vijojnë me rekord, rreth 749 milionë euro në gjashtë muajt e parë

Xhorxhina Deda/SCAN
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e dytë vitit në vendin tonë fiksohet pranë rreth 395 milionë eurove, që është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Në terma vjetorë, rezulton se Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë janë rritur me 3.6%, krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar.
Shifrat nga “Banka e Shqipërisë” sinjalizojnë se, edhe përgjatë këtij viti është ruajtur trendi mjaft pozitiv i investimeve të huaja në vendin tonë, i nisur gjatë vitit të kaluar, kur u arrit edhe një rekord historik. Por, nga ana tjetër, shifrat i mëshojnë edhe më tepër faktit se investimet e huaja janë një ndër faktorët që mund të kenë nxitur zhvlerësimin e monedhës së përbashkët europiane në tregun vendas.
Nëse analizojmë të dhënat për gjashtë muajt e parë të vitit shohim se fluksi i Investimeve të Huaja Direkte vlerësohet në 749 milionë euro ose 8.1% më shumë se në të njejtën periudhë të vitit 2023.
Rritja e investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë tremujorit të dytë, por edhe gjatë gjysmës së parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duket se merr shtysë kryesisht nga tendenca për investime e Turqisë.
Në tremujorin e dytë, Turqia renditet në vend të parë në terma fluksesh, me rreth 77 milionë euro, por gjithashtu renditet e dyta me rritjen më të lartë vjetore prej 133%. Në radhë ndjekin në renditje ato me origjinë anonime, të klasifikuara si “të tjera për arsye konfidencialiteti”. Investimet e këtyre të fundit në vendin tonë gjatë tremujorit të dytë të vitit kapin shifrën e 68 milionë eurove dhhe më pas ndjekin Italia dhe Franca. Franca është vendi që ka regjistruar edhe rritjen më të madhe të fluksit të investimeve me gati 360% ose 35 milionë euro më shumë se vjet.
Nga ana tjetër, po të analizojmë të dhënat sipas shteteve për gjashtë muajt e parë të vitit shohim se ato me origjinë anonime renditen të parat me rreth 148 milionë euro, pasuar nga Tuqia, Italia dhe Holanda.
Sondazh

Yield-i mesatar i bonove 12-mujore arrin në 3.11% - Pranë normës bazë. Më i ulëti në dy vitet e fundit
Armela Duka/SCAN Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë tregu i letrave me vlerë ka reflektuar një vijimësi të tendencës rënëse të yield-eve.......

Juani kinez arrin nivelin më të lartë kundrejt dollarit në mbi 16 muaj!
Edel Strazimiri / SCAN Juani i Kinës arriti nivelin e tij më të fortë në mbi 16 muaj të mërkurën, pasi Pekini zbuloi një skemë masash stimuluese për të......

Japonia përballet me mungesën më të madhe të orizit në dekada. Cilat janë arsyet?
Edel Strazimiri / SCAN Sushi, onigiri dhe yakitori don, orizi japonez është një element kryesor në shumë prej pjatave të tij ikonike, por vendi po......

Rregulla të reja për individët me pagë mbi 100 mijë lekë - Cilat janë kategoritë që deklarojnë DIVA-n për vitin 2024?
Elisabeta Dosku/ SCAN Çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto në muaj, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale......

Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë duke regjistruar rënie njësoj si dje teksa është blerë sot me 88.2 lekë dhe është shitur me 89.3 lekë sipas kursit......

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare të fermerëve - Ardita Kuçi: Aplikimet do të jenë të hapura deri më 7 nëntor
Pas miratimit nga qeveria të skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët me 5 milionë euro shtesë, AZHBR ka hapur aplikimet. Drejtuesja e AZHBR Ardita......

SHBA akuzon Visa për monopol të kartave të debitit - Kompania, nën hetim për praktika antikonkurruese, kërcënime ndaj tregtarëve
Kristi Ceta/SCAN Aksionet e kompanisë Visa janë goditur pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngriti një padi duke e akuzuar atë për shkelje të......

“Ekonomia gjermane ka nevojë për reforma” - Kreu i Bundesbank thekson se rimëkëmbja do të vijë pas uljes së inflacionit
Kristi Ceta/SCAN Ekonomia gjermane do të rimëkëmbet pasi inflacioni i lartë dhe normat e interesit të zbehen, por vendi ka ende nevojë për reforma të......