Yield-i mesatar i bonove 12-mujore arrin në 3.11% - Pranë normës bazë. Më i ulëti në dy vitet e fundit

Armela Duka/SCAN
Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë tregu i letrave me vlerë ka reflektuar një vijimësi të tendencës rënëse të yield-eve. Shifrat tregojnë se yield-i mesatar i ponderuar për bonot me afat maturimi 12-mujor arriti në 3.11 %, nga 3.15% që ishte shënuar në ankandin e zhvilluar në muajin gusht. Kjo normë konsiderohet si më e ulëta në gati dy vitet e fundit.
“Scan Intel” ka analizuar më tej të dhënat e detajuara mbi ankandin e zhvilluar nga Banka e Shqipërisë në datë 24 shtator. Shifrat tregojnë se në këtë ankand u ofruan për shitje 6.5 miliardë lekë bono me afat maturimi 12 muaj. Shuma e kërkuar nga investitorët ishte 5.9 miliardë lekë më e lartë se ajo e ofruar për shitje çka ndikoi edhe në uljen e yield-it mesatar.
Një tjetër arsye pse kërkesa për këto bono është më e lartë se shuma e shpallur nga qeveria lidhet me faktin se investimi në bono thesari është një investim i sigurtë i garantuar me ligjin për borxhin publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet investitorëve për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i lirë nga tatimi.
Ulja e yield-it të bonove 12-mujore dhe e instrumenteve financiare të tjera reflekton ndikimin direkt në kostot e huamarrjes për sektorin privat. Bonot 12-mujore zënë një vend të rëndësishëm në tregun financiar, pasi ato janë instrumentat që emetohen më shpesh nga Banka e Shqipërisë. Kjo i bën ato një ndër mjetet kryesore të huamarrjes në tregun e brendshëm.
Ndërsa rënia e vazhdueshme e yield-eve të këtyre bonove mund të sugjerojë një klimë më të favorshme për “borxhlinjtë” veçanërisht në sektorin privat, që përfitojnë nga kushtet më të favorshme të kredisë.
Sondazh

Juani kinez arrin nivelin më të lartë kundrejt dollarit në mbi 16 muaj!
Edel Strazimiri / SCAN Juani i Kinës arriti nivelin e tij më të fortë në mbi 16 muaj të mërkurën, pasi Pekini zbuloi një skemë masash stimuluese për të......

Japonia përballet me mungesën më të madhe të orizit në dekada. Cilat janë arsyet?
Edel Strazimiri / SCAN Sushi, onigiri dhe yakitori don, orizi japonez është një element kryesor në shumë prej pjatave të tij ikonike, por vendi po......

Rregulla të reja për individët me pagë mbi 100 mijë lekë - Cilat janë kategoritë që deklarojnë DIVA-n për vitin 2024?
Elisabeta Dosku/ SCAN Çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto në muaj, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale......

Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë duke regjistruar rënie njësoj si dje teksa është blerë sot me 88.2 lekë dhe është shitur me 89.3 lekë sipas kursit......

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare të fermerëve - Ardita Kuçi: Aplikimet do të jenë të hapura deri më 7 nëntor
Pas miratimit nga qeveria të skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët me 5 milionë euro shtesë, AZHBR ka hapur aplikimet. Drejtuesja e AZHBR Ardita......

SHBA akuzon Visa për monopol të kartave të debitit - Kompania, nën hetim për praktika antikonkurruese, kërcënime ndaj tregtarëve
Kristi Ceta/SCAN Aksionet e kompanisë Visa janë goditur pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngriti një padi duke e akuzuar atë për shkelje të......

“Ekonomia gjermane ka nevojë për reforma” - Kreu i Bundesbank thekson se rimëkëmbja do të vijë pas uljes së inflacionit
Kristi Ceta/SCAN Ekonomia gjermane do të rimëkëmbet pasi inflacioni i lartë dhe normat e interesit të zbehen, por vendi ka ende nevojë për reforma të......

Mesdheu, qendër e energjisë së rinovueshme - Projekti i 9 anëtarëve të BE synon rritjen e investimeve të gjelbra në det
Kristi Ceta/SCAN Zyrtarët nga nëntë vende anëtare jugore të Bashkimit Evropian u shprehën se janë të përqendruar në shfrytëzimin e energjisë së erës......