Shqipëria Postuar më 26 Shtator 2024, 11:40

Mira Murati largohet nga OpenAI - Kreu i teknologjisë njoftoi vendimin pas 6 vitesh në kompani

Nga SCAN TV
Mira Murati largohet nga OpenAI - Kreu i teknologjisë njoftoi vendimin pas

Kristi Ceta/SCAN

 

Tre drejtuesit kryesorë teknikë në OpenAI, të mbështetur nga Microsoft, dhanë dorëheqjen, në një varg largimesh ekzekutive këtë vit për krijuesin e ChatGPT. Kreu i Teknologjisë Mira Murati, Zëvendëspresidenti në punët kërkimore Barret Zoph dhe Shefi i këtij sektori Bob McGrew njoftuan largimet e tyre përmes rrjetit X.

Startup-i i inteligjencës artificiale me bazë në San Francisko po negocion një raund të ri financimi prej 6.5 miliardë dollarësh, duke e vlerësuar kompaninë në 150 miliardë dollarë, në varësi të ndryshimit të strukturës së saj.

Kompania planifikon të ristrukturohet në një korporatë fitimprurëse dhe do t'i japë CEO Sam Altman një pjesë aksionesh. Aktualisht, një bord jofitimprurës kontrollon njësinë ekonomike fitimprurëse, një strukturë e pazakontë që solli rrëzimin e Altman në nëntor 2023 për shkak të një konflikti dhe humbjes së besimit. Ai u rikthye në detyrë pas pesë ditësh.

Është e paqartë nëse largimi i drejtuesve mund të ndikojë në mbledhjen e vazhdueshme të fondeve. Murati është ende duke punuar në OpenAI ndërsa negocion largimin e saj nga kompania, sipas një burimi të afërt. Ajo ka qenë pjesë e krijuesit të ChatGPT për 6 vite e gjysmë, dhe shërbeu shkurtimisht si CEO në nëntor kur bordi hoqi përkohësisht Altman.

Si shefe e teknologjisë, Murati shpesh shfaqej përkrah Altman si fytyra publike e krijuesit të ChatGPT. Kur OpenAI lançoi modelin e tij GPT-4o në maj, Murati drejtoi prezantimin. “Po largohem sepse dua të krijoj kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin tim”, ka shkruar ajo në një postim në X.

Altman tha se Murati nuk e njoftoi paraprakisht për largimin, por ajo i shpjegoi se donte ta bënte kur kompania të ishte në rritje, duke u shprehur se "nuk ka kurrë një kohë të mire për t’u larguar".

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat