10 vite procesi i Berlinit: Një dekadë bashkëpunimi për Ballkanin perëndimor!

Në konferencën e mbajtur sot, me temë "Ballkani Perëndimor, si një rajon ekonomik në rrugën drejt Bashkimit Evropian", ku morën pjesë ministrat e ekonomisë të vendeve të WB6, të ftuar nga Ministria Federale Gjermane për Ekonominë, Tregtinë dhe Klimën. Ndër të pranishmit ishin gjithashtu ministra të ekonomisë të disa vendeve të BE-së, përfaqësues të Komisionit Evropian (DG NEAR), OECD, Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, Dhoma e Investimeve të WB6 (CIF), Dhomës Shqiptare e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe përfaqësues të shumtë të sektorit privat.
Pjesëmarrësit shqyrtuan një sërë çështjesh thelbësore që kanë shoqëruar Procesin e Berlinit gjatë këtyre 10 viteve:
- Vlerësimi i progresit të deritanishëm të Procesit të Berlinit;
- Hapat e ndërmarrë nga vendet e rajonit drejt krijimit të një tregu të përbashkët;
- Sfidat dhe pengesat që mbeten për integrimin në tregun evropian;
- Tërheqja e investimeve të huaja në Ballkanin Perëndimor;
- Perspektivat e zhvillimit rajonal dhe fushat me potencial për rritje ekonomike;
- Ndërtimi i një ekonomie të qëndrueshme, me fokus në inovacionin dhe dixhitalizimin.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Gonxhja nënvizoi arritjet e Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes CEFTA dhe Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal. Vendi ka bërë përparime të rëndësishme në lehtësimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, si dhe në lëvizjen e lirë të punonjësve, çka ka sjellë një rritje të dukshme të volumit tregtar dhe ka forcuar bashkëpunimin institucional rajonal.
Në fjalën e tij, Ministri Gonxhja evidentoi ecurinë e mirë të Shqipërisë në këtë rrugëtim, duke identifikuar gjithashtu tri sfida kryesore të përbashkëta për vendet e Ballkanit Perëndimor, që kërkojnë mbështetjen e vazhdueshme të BE-së:
- Zhvillimi i infrastrukturës moderne;
- Harmonizimi i legjislacionit me standardet e BE-së;
- Integrimi ekonomik dhe tregtar për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe konkurruese.
Pas konferencës u mbajt një seancë plenare me ministrat përgjegjës për ekonominë e vendeve të WB6, nën drejtimin e Ministrisë Federale Gjermane për Ekonominë, Tregtinë dhe Klimën. Kjo seancë u përqendrua në Planin e Veprimit të Përbashkët dhe tërheqjen e investimeve, si një motor kyç për zhvillimin rajonal.
Ministri Gonxhja vuri në dukje sfida të rëndësishme, si heqja e barrierave teknike, fiskale dhe fizike, optimizimi i sistemit doganor dhe harmonizimi legjislativ, që janë prioritet për të përmirësuar tregtinë në rajon dhe me BE-në. Përmirësimi i infrastrukturës dhe dixhitalizimit janë gjithashtu thelbësore për ndërtimin e një ekonomie konkurruese.
Lidhur me investimet, momenti aktual shihet si një mundësi unike për vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke përafruar politikat dhe standardet me ato të BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, vendet e rajonit mund të hapin dyert për investime kapitale dhe të krijojnë një treg më të madh e më të favorshëm për investitorët, si vendas ashtu edhe të huaj.
Në përfundim të takimeve, u theksua se udhëtimi drejt integrimit evropian është një sfidë komplekse që kërkon mbështetje politike, përkushtim të vazhdueshëm dhe angazhim të të gjithë aktorëve — nga qeveritë, te bizneset dhe shoqëria civile. Suksesi i këtij udhëtimi varet nga bashkëpunimi rajonal dhe vizioni i përbashkët për një prosperitet të përbashkët.
Procesi i Berlinit, pavarësisht vështirësive, synon të sjellë përfitime të qëndrueshme për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke i afruar gjithnjë e më shumë me Bashkimin Evropian.
Sondazh

Shqipëria po bëhet një destinacion global - Trefishohen hyrjet nga Afrika. Në gusht erdhën 2.1 milionë shtetas të huaj
Armela Duka/SCAN Gjatë muajit Gusht të këtij viti, rezultojnë të kenë hyrë në territorin shqiptar afro 3.1 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj ose......

Shtohen me 4 mld lekë aktivet e subjekteve jobanka - Kredia dhe letrat me vlerë të borxhit zënë peshën kryesore
Ledina Elezi/SCAN Në sistemin financiar të vendit, përveç sektorit bankar, edhe ai jobankar ka pasur rritje të aktivitetit gjatë gjysmës së parë të......

Qytetarët paguajnë 20 mln euro më shumë taksë prone - Bashkitë realizojnë 94.5% të planit vjetor vetëm në 8 muaj
Elisabeta Dosku/ SCAN 61 bashkitë në vend kanë rritur mbledhjen e taksës së pasurisë, ku përgjatë periudhës janar-gusht 2024, kanë arkëtuar afro 55......

Turqia "shtyn" më tej investimet e huaja - Vijojnë me rekord, rreth 749 milionë euro në gjashtë muajt e parë
Xhorxhina Deda/SCAN Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e dytë vitit në vendin tonë fiksohet pranë rreth 395 milionë eurove, që është......

Yield-i mesatar i bonove 12-mujore arrin në 3.11% - Pranë normës bazë. Më i ulëti në dy vitet e fundit
Armela Duka/SCAN Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë tregu i letrave me vlerë ka reflektuar një vijimësi të tendencës rënëse të yield-eve.......

Juani kinez arrin nivelin më të lartë kundrejt dollarit në mbi 16 muaj!
Edel Strazimiri / SCAN Juani i Kinës arriti nivelin e tij më të fortë në mbi 16 muaj të mërkurën, pasi Pekini zbuloi një skemë masash stimuluese për të......

Japonia përballet me mungesën më të madhe të orizit në dekada. Cilat janë arsyet?
Edel Strazimiri / SCAN Sushi, onigiri dhe yakitori don, orizi japonez është një element kryesor në shumë prej pjatave të tij ikonike, por vendi po......

Rregulla të reja për individët me pagë mbi 100 mijë lekë - Cilat janë kategoritë që deklarojnë DIVA-n për vitin 2024?
Elisabeta Dosku/ SCAN Çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto në muaj, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale......